Arrestohet një person në Skenderaj, shtiu me armë nga vetura

Kronikë

Arrestohet një person në Skenderaj, shtiu me armë nga vetura

Më: 1 janar 2026 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Skenderaj, pasi i njëjti ka shtënë me armë nga vetura.

Policia ka bërë të ditur se pistoleta me gaz dhe një gëzhojë është sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shtënë me armë nga vetura.

Pistoleta me gaz dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat