Shpallet i zhdukur një i mitur në Gjilan, Policia nis hetimet

Kronikë

Shpallet i zhdukur një i mitur në Gjilan, Policia nis hetimet

Më: 4 janar 2026 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një i mitur është shpallur i zhdukur në qytetin e Gjilanit.

Kjo pasi është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga babai i të miturit, i cili ka deklaruar se nuk ka njohuri për vendndodhjen e djalit të tij.

Autoritetet policore kanë konfirmuar se rasti është në trajtim dhe se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për lokalizimin dhe gjetjen e të miturit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat