Katër persona janë lënduar pasi një guri i madh ka rënë mbi një veturë në lëvizje në rrugën Pejë-Kuqishtë - Rugovë. Të lënduarit, dy prindër dhe dy fëmijë, kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot, rreth orës 12:00, Policia është njoftuar se në rrugën Pejë-Kuqishtë, përkatësisht në kilometrin e tetë, një veturë e cila ka qenë në lëvizje në drejtim të Rugovës, një guri ka rënë dhe ka goditur një veturë. Në këtë rast, katër persona janë lënduar, dy të rritu dhe dy fëmijë, pastaj janë dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Pejë, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor. Sipas mjekut kujdestar, këta persona të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.
Ai tha se njësitet kompetente janë dalë në vendin e ngjarjes për verifikimin e rastit.