Nga marsi i 2025-së në një bankë në Prishtinë u deponuan mbi 4 mijë euro para të falsifikuara

Kronikë

Nga marsi i 2025-së në një bankë në Prishtinë u deponuan mbi 4 mijë euro para të falsifikuara

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se përfaqësuesja e një banke komerciale në Prishtinë ka bërë të ditur se klientë të ndryshëm nga data 18.03.2025 deri tani kanë deponuar bankënota të ndryshme dhe monedha metalike në vlerë të përgjithshme 4558 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në një bankë, në rrugë ‘Robert Dolli” në Prishtinë, ndërsa u raportua të mërkurën.

“Ankuesja femër kosovare-përfaqësuese e bankës komerciale, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data 18.03.2025 deri tani kanë deponuar bankënota të ndryshme dhe monedha metalike në vlerë të përgjithshme 4558 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Të njëjtat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat