Sulm fizik ndaj një gruaje në Mitrovicë të veriut, dy të dyshuara në arrati

Kronikë

Sulm fizik ndaj një gruaje në Mitrovicë të veriut, dy të dyshuara në arrati

Më: 11 mars 2026 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulmi fizik ndaj një gruaje.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 10 mars rreth orës 21:10, kur dy femra, pas një mosmarrëveshjeje verbale, e kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

Pas incidentit, të dyshuarat janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat