Arrestohet një person në Mitrovicë, lëndon dy policë dhe tenton të ikë

Kronikë

Arrestohet një person në Mitrovicë, lëndon dy policë dhe tenton të ikë

Nga: Bota sot Më: 15 mars 2026 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicë pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarë policorë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, përcjell Bota sot.

Sipas policisë, rreth orës 02:07 në rrugën “Shala e Bajgorës”, i dyshuari nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë në hyrje të terminalit doganor dhe me veturë ka vazhduar në drejtim të Prishtinë.

Gjatë tentimit për t’u larguar, ai ka lënduar dy zyrtarë policorë, të cilët më pas kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Rr. Shala e Bajgorës, Mitrovicë / 14.03.2026 – 02:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk i kishte zbatuar urdhrat e zyrtarëve policor te hyrja e terminalit doganor dhe me veturë kishte vazhduar në drejtim të Prishtinës ku ka lënduar dy zyrtarë policor të cilët si pasojë kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me automjetin e tij me targa vendore ishte ndaluar pasi në automjet kishte pasur mall duhan të kontrabanduar, andaj për këtë është urdhëruar të shkoj në terminal doganor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat