Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë.
Në aksident është përfshirë një motorist i Wolt-it, i cili ka goditur një grua derisa ajo po kalonte në zebra.
Media mëson se e lënduara është dërguar me ambulancë në spital.
Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet motori i Wolt-it i ndaluar në zebra, ndërsa aty ka arritur edhe policia e cila po merret me rastin.