Deçan: Nxënësi 11 vjeçar sulmohet nga një burrë, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Deçan: Nxënësi 11 vjeçar sulmohet nga një burrë, arrestohet i dyshuari

Më: 1 prill 2026 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Një nxënës 11-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë në fshatin Dranoc të Deçanit, derisa motivet ende nuk dihen.

Rasti u konfirmua nga Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Është identifikuar personi i dyshuar dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Lidhur me rastin kanë nisur hetimet”, deklaroi ai.

I mituri ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim tek prindërit dhe komuniteti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat