Dyshohet se ra nga lartësia, vdes një person në Mitrovicë

Kronikë

Dyshohet se ra nga lartësia, vdes një person në Mitrovicë

Më: 12 prill 2026 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Një person rreth moshës 50-vjeçare është raportuar i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, konkretisht prapa marketit “Kiper”.

Viktima sipas burimeve të “Jepi zë” është Ilir Brahimi nga Koshtova, i cili punonte në restorantin “Ibri”.

Sipas raportimeve fillestare, ai dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer hetimet fillestare dhe po merren me zbardhjen e plotë të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat