Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronikë

Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Më: 18 prill 2026 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Të premten në Prishtinë është arrestuar një person pasi ia kishte drejtuar armën një personi tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte drejtuar pistoletën në drejtim të ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Arma e zjarrit pistoletë me një karikator me 8 fishekë është sekuestruar.

 Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat