Falsifikoi dokumentet e komunës së Pejës, arrestohet për mashtrim një person

Kronikë

Falsifikoi dokumentet e komunës së Pejës, arrestohet për mashtrim një person

Më: 30 prill 2026 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Pejë ka njoftuar se me datë 27.04.2026 ka pranuar informacion nga ankuesi se një person, tani i dyshuar, kishte falsifikuar emblemat, nënshkrimet dhe vulat e komunës së Pejës, dhe ai ka kontaktuar disa qytetarë të komunës së Pejës, duke iu premtuar banesa të cilat do të ndahen për raste sociale nga komuna e Pejës.

Sipas Policisë, i dyshuari ka kërkuar të holla në vlerë prej 800 euro, me pretendimin e fillimit të proceduarve për marrjen e banesës.

Ndërkaq, thuhet se hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë punuar intensivisht për zbulimin e këtij rasti dhe me datë 29.04.2026, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i këtij rasti.

“Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia lut të gjithë qytetarët se për çdo rast të tillë mos të bien pre e mashtrimeve, por të raportojnë rastin në këtë institucion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat