Vdes në QKUK një grua nga Mitrovica, policia po e heton rastin

Kronikë

Vdes në QKUK një grua nga Mitrovica, policia po e heton rastin

Më: 3 maj 2026 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një grua nga Mitrovica, e cila ishte dërguar atje për tretman mjekësor,

Në raportin e policisë bëhet e ditur se policia po e heton rastin, derisa trupi pajetë dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

“Dyshohet se viktima f/k ka rënë nga kati i parë i një shtëpie. Si pasojë, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku me pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat