Kaloi ilegalisht kufirin në Han të Elezit, i dyshiari dorëzohet te autoritetet e Maqedonisë së Veriut

Kronikë

Kaloi ilegalisht kufirin në Han të Elezit, i dyshiari dorëzohet te autoritetet e Maqedonisë së Veriut

Më: 4 maj 2026 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Në Han të Elezit është shoqëruar në stacionin policor një person i dyshuar për kalim të paautorizuar të kufirit.

Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2026 rreth orës 15:15, kur i dyshuari, mashkull shtetas kosovar dhe njëkohësisht shtetas i Maqedonisë së Veriut, ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Pas ndalimit dhe intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit, i dyshuari i është dorëzuar autoriteteve policore kufitare të Maqedonisë së Veriut.

Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse kufitare dhe mbetet në procedurat zyrtare. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat