Policia gjobit me nga 200 euro dy shoferë Mitrovicë, tejkaluan në vijë të plotë – u merret edhe leja për tre muaj

Kronikë

Policia gjobit me nga 200 euro dy shoferë Mitrovicë, tejkaluan në vijë të plotë – u merret edhe leja për tre muaj

Më: 6 maj 2026 Në ora: 13:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy kundërvajtës janë gjobitur për tejkalim në vijë të plotë në Mitrovicën e Jugut.

Sipas njoftimit, Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut ka lëshuar dy vendime për gjoba dhe masa mbrojtëse ndaj dy shoferëve.

Të cilët me veprimet e tyre kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik duke bërë tejkalime në vijë të plotë.

Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për tre (3) muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat