Theu xhamin e veturës dhe vodhi paratë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronikë

Theu xhamin e veturës dhe vodhi paratë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Më: 9 maj 2026 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, një femër kosovare më 2 maj kishte raportuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vjedhur një shumë parash.

Pas hetimeve, të premten është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar, i dyshuar për disa raste të ngjashme vjedhjesh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Rr. Hajdar Dushi, Prishtinë 02.05.2026-NN. Viktima femër kosovare, ka lajmëruar se persona të panjohur duke i thyer xhamin e veturës, i kanë vjedhur një shumë parash nga aty. Me 08.05.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i dyshuar për shumë raste vjedhje të tilla- ngjashme. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit  është ndaluar për 48-orë. Rasti nën hetime  vazhdueshme”, njofton PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat