Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e qytetit të Suharekës në mëngjesin e së premtes.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 07:50, një dëshmitar e ka sjellë në emergjencë babanë e tij, i cili ishte pa shenja jete.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë veprimet procedurale nga organet kompetente.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.