Prizren: Policia gjatë patrullimit të natës ndalon të riun e armatosur

Kronikë

Prizren: Policia gjatë patrullimit të natës ndalon të riun e armatosur

Më: 12 maj 2026 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Policia në Prizren, rreth orës 01:30 të së dielës, ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili ishte i armatosur me pistoletë dhe thikë.

Gjatë patrullës, zyrtarët policorë kishin hasur një automjet me katër persona, ndërsa te 22-vjeçari u gjetën armët, të cilat u konfiskuan.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar.

Për rastin janë njoftuar polici hetues kujdestar, njësiti i krim-teknikës si dhe prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat