Me patentë shoferi serbe të dyshuar si të falsifikuar, policia ndalon një person në Zubin Potok

Kronikë

Me patentë shoferi serbe të dyshuar si të falsifikuar, policia ndalon një person në Zubin Potok

Më: 22 maj 2026 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të dokumentit në Zubin Potok.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur më 21 maj 2026, rreth orës 15:50, në rrugën “Xhavit Abdyli”, ku njësia policore ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një veturë me targa të Serbisë.

“Rr. Xhavit Abdyli, Zubin Potok 21.05.2026 – 15:50.

 Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, derisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa të Serbisë. Gjatë kontrollimit është dyshuar se patentë shoferi i të dyshuarit i lëshuar në Serbi, dyshohet të jetë i falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti falsifikim i dokumentit dhe procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat