Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF në Malishevë, rasti hapet në polici

Kronikë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF në Malishevë, rasti hapet në polici

Më: 25 maj 2026 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, tha për median se sot reth orës 19:35, përmes linjës telefonike policia ka pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete.

Krasniqi tha se lidhur me rastin “Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit”.

“Është inicuar rasti “Hetim i vdekjes” .

Si dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat