Në Gjakovë, një i dyshuar kosovar është arrestuar pasi në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe ka tentuar ta godasë viktimën femër.
Në një rast tjetër në Malishevë, një i dyshuar është arrestuar për dhunë psikike ndaj një viktime femër, por pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu në Gjakovë është arrestuar edhe një tjetër i dyshuar, i cili dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjes së tij.
Gjithashtu ai dyshohet se ka demoluar orenditë shtëpiake në shtëpi.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.