Pronari jashtë vendit, hajnat ia thyejnë banesën në Prishtinë

Kronikë

Pronari jashtë vendit, hajnat ia thyejnë banesën në Prishtinë

Më: 16 qershor 2026 Në ora: 09:49
Fotoilustrim

Është raportuar për një vjedhje të një banese në Prishtinë.

Sipas raportit policor, autorët e dyshuar kanë hyrë në banesë dhe kanë marrë gjësende me vlerë të konsiderueshme, mirëpo vlera e saktë e dëmit ende nuk është përcaktuar, pasi pronari i banesës ndodhet jashtë shtetit.

“Dy dëshmitarët, një mashkull dhe një femër, kosovarë, kanë raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në një banesë, ku kanë vjedhur gjëra me vlerë të konsiderueshme, mirëpo vlera e saktë nuk dihet pasi që pronari është jashtë shtetit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në raport

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat