Rrahje në Prishtinë, një person përfundon në QKUK

Kronikë

Rrahje në Prishtinë, një person përfundon në QKUK

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 10:03
Fotoilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi fizik në rrugën “Hasan Dema” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një i dyshuar i cili i ka shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia njofton se i dyshuari, me vendim të prokurorit, fillimisht është dërguar për kontroll psikiatrik. Pas përfundimit të kontrollit, ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në praninë e avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

“Rr. Hasan Dema, Prishtinë 17.07.2026 – 22:00.  Viktima  mashkull kosovar,  ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e ka sulmuar viktimën  duke i shkaktuar lëndime. Viktima  ka pranuar tretman mjekësor në  QKUK. I dyshuari,  pas intervistimit me vendim të  prokurorit, është dërguar për kontroll tek psikiatri dhe pas kontrollit  është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat