“Halim Xhelal Lura, ndër ma të mirët burra”

Kultura

“Halim Xhelal Lura, ndër ma të mirët burra”

Nga: Gezim Loka Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:21
Halim Xhelal Vladi

Halim Xhelal Vladi

Burrë lurian me gen

Kur e flet fjalën

Fjala i bën vend.

 

Por më shumë se fjala

i ka dukë puna

Halim Xhelal Lura

Ndër ma të mirët burra.

 

Babai partizan

Qëndrestar lirie

Djali i tij azgan

Zjarr shqiptarie.

 

Mjeshtër i punimit

Të gurit lurianë

E njohu Shqipëria

Një Angli e tanë…

Që nga Italia

Gjer në Kanda

Rrugëve të mërgimit

Halimi s’iu nda.

 

Për një jetë më të mirë

Për gjak dhe gjini

Në çdo vatër Lure

Sjell veç mirësi…

 

Dora e bujarit

Jo nuk ndalet kurrë

Besa e lurianit

Më e forta urë.

 

Për gazetën “Lura”

Ke dhënë kontribut

Nuk të humbet puna

Hapi të ka dukë…

 

Halim Xhelal Vladi

Që vjen nga Anglia

Për ty ka nevojë

Lura e Shqiptaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat