Live në Facebook shfaqje me kukulla për Babagjyshin e Vitit të ri

Kultura

Live në Facebook shfaqje me kukulla për Babagjyshin e Vitit të ri

Nga: Ilir Muharremi Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
Shfaqja

Shfaqja me kukulla “Babagjyshi i Vitit të ri” në regji të Ilir Muharremit e interpretuar nga Fitore Panduri, studente në Fakultetin e Edukimit Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, u dha premierë sot në formë virtuale përmes rrjetit social Facebook.

Qëllimi i shfaqjes ishte që të ju afrohet fëmijëve kënaqësi, gëzim, lojë në këtë kohë pandemie, dhe për të harruar për disa çaste momentet e hidhura.

Shfaqja rrëfen për Babagjyshin e Vitit të Ri i cili që në fillim në prezantim të parë tregon historinë dhe prejardhjen e Babagjyshit. Pastaj vazhdon me dëshirat e fëmijëve, pyetje dhe përgjigje. Kjo shfaqje është punuar si rezultat i lëndës Dramatizimi dhe shfaqjet me kukulla.

“Është një sprovë e mirë për studentët të cilët edhe në të ardhmen do të punojnë me fëmijë, dhe kjo shfaqje është punuar në formë shumë profesionale dhe po ashtu u arritë rezultati profesional.Interpretimi i Pandurit ishte shumë profesionakl dhe bindës, Transformimi i zërit, lëvizjet skenike të kukullës, këndimi, skenografia dhe shumë elemente tjera skenike.”, tha regjisori i shfaqjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat