Ismail Kadare dhe të rinjtë në një vend, i bashkon letërisa

Kultura

Ismail Kadare dhe të rinjtë në një vend, i bashkon letërisa

Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:25
Ismail Kadare

Në prag të datëlindjes së tij, shkrimtari me renome botërore, Ismail Kadare ka takuar të rinjtë e Kavajës.

Nën praninë e gruas së tij, Helena Kadare, drejtoreshës së Qendrës Kombëtare së Librit dhe Leximit, Ismail Kadare realizoi një bashkëbisedim me të rinjtë në kuadër të Klubit të Librit në këtë qytet.

Kandidati për çmimin Nobel ndër vite iu përgjigj pyetjeve të të rinjve, të cilët ishin entuaziastë për të dëgjuar rrugëtimin e suksesshëm letrar të shkrimtarit që ktheu vëmendjen e botës drejt Shqipërisë.

Ky aktivitet u realizua nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat