Poezitë më të bukura të Jorge Luis Borges

Kultura

Poezitë më të bukura të Jorge Luis Borges

Nga: Jorge Luis Borges/Marjeta Shatro Rrapaj Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 07:09
Marjeta Shatro Rrapaj

VENDET PËR TU ZBULUAR

Labirinti më i madh në botë është në Itali dhe është i frymëzuar nga Borges

Koha

Koha është një lumë që më tërheq,

por unë jam ai lumë;

është një tigër që më gllabëron,

por unë jam ai tigër;

është një zjarr që më konsumon,

por unë jam ai zjarr.

Bota, për fat të keq, është e vërtetë;

fatkeqësisht, unë jam Borges.

Është dashuri

Është dashuri.

Do të më duhet të fshihem ose të iki.

Muret e burgjeve të saj rriten, si në një makth të tmerrshëm.

Maska e bukur ka ndryshuar, por si gjithmonë është e vetmja.

 

Për çfarë do të jenë hajmalitë e mia:

ushtrimi i shkronjave, erudicioni i paqartë,

galeritë e Bibliotekës, gjërat e zakonshme,

zakonet, nata pa kohë, shija e gjumit?

Të jem me ty apo të mos jem me ty është masa e kohës sime.

 

E di, është dashuri: ankthi dhe lehtësimi i dëgjimit të zërit tënd,

pritja dhe kujtesa, tmerri i të jetuarit në herën tjetër.

Është dashuria me mitologjitë e saj, me magjinë e saj të padobishme.

 

Është një cep i rrugës ku nuk guxoj të kaloj.

Emri i një gruaje më denoncon.

Një grua më dhemb në të gjithë trupin.
 

Miqësia

Unë nuk mund të të jap zgjidhje për të gjitha problemet e jetës

Unë nuk kam asnjë përgjigje për dyshimet apo frikën tënde,

Por unë mund t'i dëgjoj ato dhe t'i ndaj me ty.

Unë nuk mund të ndryshoj as të kaluarën dhe as të ardhmen tënde,

Por kur të më duhet do të jem afër teje.

Nuk mund të të ndihmoj të mos biesh,

Unë vetëm mund të të ofroj dorën time për të të mbështetur dhe për të mos rënë.

Lumturia jote, suksesi yt dhe triumfi yt nuk janë të miat,

Por sinqerisht gëzohem kur të shoh të lumtur.

Unë nuk i gjykoj vendimet që ti merr në jetë,

Unë thjesht mbështetem për të të stimuluar dhe për të të ndihmuar nëse më pyet.

Unë nuk mund të vendos kufij brenda të cilëve duhet të lëvizësh,

Por unë mund të të ofroj hapësirën që të nevojitet të rritesh.

Unë nuk mund ta shmang vuajtjen tënde, kur ndonjë dhimbje të prek zemrën,

Por unë mund të qaj me ty dhe të marr copat për t'i bashkuar përsëri.

Unë nuk mund të të them se çfarë je ose çfarë duhet të jesh,

Unë mund të të dua vetëm ashtu siç je dhe të jem shoku yt.

Në këtë ditë po mendoja për dikë që ishte miku im në atë moment që ti u shfaqe ...

Ti nuk je as më lart, as më poshtë dhe as në mes nuk jeni as në krye dhe as në fund të listës,

Ti nuk je as numri 1 dhe as numri përfundimtar

dhe aq më pak kam pretendimin

të jem 1, 2 ose 3 në listën tënde

Thjesht më duaj si mik:

Unë nuk jam shumë

por unë jam gjithçka që mund të jem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat