Poezi nga Kristiana Mehmetllari

Kultura

Poezi nga Kristiana Mehmetllari

Nga: Kristiana Mehmetllari Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:29
Kristiana Mehmetllari

POEZIA

Në penën time ke zënë vend,

si era,

si shi zemërgur!

Erë qe ikën anë e kënd...

Shi e tufan që s'pushon kurrë...

 

IKONË AJO...

I acartë, tufan i shpirtit femëror,

Trondit retë e hapura...

Ai zbathur ecën në diell.

E ftoh lot i nxehtë

që bie në humnerën e thellë

të të kuqeve të saj.

Ajo flet mes këngësh.

Me notat thur ëndrra duke

vallëzuar.

Ajo!

Ikonë e pavarur e zemrës

që rri varur ndër retë e

panumërta.

Ikonë ajo!

Trimëreshë e guximit të mbytur!

...ajo!

 

O SHPIRT NDËR KLITHMA...

Pishtarë në muzën time,

Zjarret ethshëm në brigjet

e shpirtit tim..

Lakmonin kapilarë pasioni,

Lakmonin vetë...lakminë!

O shpirt, ç'është?!

Ç'troket në sofrën tënde, vallë?

Mos është klithmë pasioni?

Apo det? Apo...mos valë?

Shpirt, më thuaj,

ndër klithmat që dëgjohen

Atje...

Këtu...

Kudo...

Ç'është?

Ah!

O shpirt ndër klithma,

Kapilarët

...u çanë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat