Verorja e nanës

Kultura

Verorja e nanës

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:50
Kalosh Ҫeliku

Herët, në mëngjes: Nana te shtrati

Me një thupër thane. Enë me ujë:

Stërpikte, na e trembëte gjumin.

Bir, zgjohu! Zbardhi Dita e Madhe

Erdhi Pranvera. Ҫelvjollca me lule.

Nga brezi vekut, e nxirrte një verore

Bardhekuq. Simbole: Paqe e Lufte.

Shenjë mbrojtëse kundër sëmundjeve

Dhe, fatkeqësive. Na e lidhte përdore.

Xhindet, mos na hudhin dorë më dorë

Natë mbi çati. Majë lisave.Shelgjeve.

Asaj kohe, pakgjë dija për stinët e vitit:

Pranverën, verën, vjeshtën. Dhe, Dimrin.

Po, jo edhepër Festën tradicionale. Se:

Brez pas brezi, me vite hynte në shtëpi.

Vite më vonë, në një manifestim kulturor

Që,organizoheshte për Ditën e Pranverës:

Në Elbasan. Në vend të Nanës, një Poete:

Gostiti dy ballokume. Një verore përdore.

E mbajta, derisa pash Dallëndyshen e parë

Dhe, sipas traditës e hudha në lumin Vardar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat