Leximi i gazetave

Kultura

Leximi i gazetave

Nga: Fatmir Lohja Më: 24 mars 2021 Në ora: 07:38
Fatmir Lohja

Në mëngjes, te klubi i lagjes, në një tavolinë, në cep të lokalit, Coli me Lolin, panë mikun e tyre ekonomist. Po pinte kafenë, duke lexuar gazetat. Ju bë qejfi . U drejtuan te ai me shumë deshirë.

Po pin kafe me gazeta?- e pyet Coli, kur tokën duart.

Vetëm gënjeshtra kanë brënda, -ia pret Loli, kur u qafua me ekonomistin.

Jemi në fushatë elektorale. Duhet të informohemi,- u përgjigj ekonomisti buzagaz.

nuk vonoi. Solli kafetë me bisht. Dihej porosija e dy humoristëve. Në mëngjes ndjekin standartin tradicional.

Kam deshirë t’u shoh duke lexuar gazetat! - u shpreh ekonomisti ,pasi u dhanë njoftimet për shëndetet familjare .

Nuk kam syzet me vete, -u ankua Coli

Lexojmë vetëm ato me gërma të mëdha, dhe mikut tonë nuk ia prishim - e nxiti Loli.

“ Pas 30 vitesh po përpiqen përsëri të na shplajnë trurin të njëjtët hajdutë”, – lexoi Loli titullin e një shkrimi.- A besohet kjo !?Në gjithë botën pilitikanët janë ajka e shoqërisë, ndërsa te ne qënkan hajdutë 30 vjeçarë!?

Për vendet e zhvilluara jam dakort,-e korigjoi ekonomisti.

Ky ia paska futur krej kot :”Bombat apo “vicklat” e Monikës!?” A merret burri me gratë !? pyeti Coli , pasi lexoi titullin e një shkrimi.

Zonja është kryetare partije, në një kohë që i shoqi e pengon në punë, sipas deklaratave të saja,- sqaroi ekonomisti.

Drejtë ka zonja. Dëgjoni se çfarë shkruajnë për te shoqin, nisi të lexojë Loli :” Presidentit tonë më shumë i shkojnë një palë llastiqe për zogj se sa armët! Ilir Meta nuk është i çmendur por shejtanbudalla, sulmi te FRD kurth ndaj Lulzim Bashës për luftë guerrile. Meta thirrje popullit: Ngrihuni e mbroni 16 halet e mia dhe të Monikës te Gjiri Lalëzit!

Jo. Jo. Nuk jam për të tilla shkrime, ndërhyri Coli me ton. Eshtë i pari shtetit burri i botës.Të jeni të bindur, se kur fyhet ai, jemi të fyer edhe ne ushtarët e tij.

Po tall …. ?- e ndrëpreu Loli.

Aspak.

Pse i nervoiten 16 haletë në një shtëpi pushimi në plazhë?

Orë kokë qyp! Eshtë i pari vendit. Pret shumë miq e shokë. Në plazhë, dihet , se robin e kap diareja, se pastrohet trupi. Prite Zot rrezikun, të na mbesin i pari shtetit, me të shoqen, ma të mbathura të pista nëpër këmbë!

Ekonomistit i doli uji nga hundët. Loli çakerdiste sytë sa majtas , edhe djathtas. Nuk kisht faj. Nuk po merrte vesh në se shoku po bënte shaka, apo e kishte seriozisht. E qeshura e ekonomistit çartafiloi krejt.

Silli edhe tre teke raki!- urdhëroi ekonomisti me gaz.- Si të tha?

Kokë qyp”,- ia ktheu Loli.

Nuk e njeh shokun tënd, që gjuan nga tëra krahët?

Në tavolinë erdhi atmosfera humoristike me të gjithë madhështinë saj. U vunë në garë, se cili gjen tituj shkrimi më humoristik se shoqi. “Pse Shqipëria i ka udhëheqësit politik, më të çmendur, më banal, më të pa edukuar se Kosova?” Këtë pyetje e cilësuan si servilizëm, me karakter kombëtar.Te tre qenë të një mendimi , se ne vend të Kosovës, po të vinte Serbinë , Greqinë,… atëherë do të ishte bërë hataja!?“

“Vriteni Luljeta Bozon!” I qanin hallin e inxhinjeres se shquar, pse hyri në politikë ? A do të mundet mosha, përkushtimi ndaj vendit, profesionalizmi, … t’i përballoje thëniet kundra saj. Një azilant politik, diku në Europë , në absurditet të plotë, kërkon arrestimin e saj të menjëhershëm!?

“Besnik Baraj, arratisja e vonuar nga kazani i plehrave.” Po me profesorin e shquar të kimisë ç’patën!? Në vend që t’i urojnë pension të mbarë, i kërkojnë llogari ,pse mbushi moshën e daljes në pension!?

- U bë burri 65 vjeç. Na ikën vitet. Nuk donim te plakeshim asnjëherë, por mosha bëri të veten. E ndjejmë që nuk kemi takat më. Gazetarucët pse nuk na lënë rehat!?- pyeti Coli me nervozizëm ,me që Besnikun e ka shok të fëmijerisë.

Rreth tavolinës së tyre, banorë të lagjes, afroheshin për të dëgjua direkt humorin e Colit me Lolin. Porosisnin edhe nga një teke raki, por sillnin edhe gazeta të ndryshme, për të dëgjuar interpretimet e tyre.

“Ah që s’kam një pallë të fortë… !” – lexoi një rinush gazetën që mbante në dorë.

Iku vapa me gushtin, prandaj na u ndryshk palla, - i rri gati Coli.

Faqezi! Nuk i trgohen rinisë të tëra!- ndërhyri një burrë me musteqe të thinjura.

Maestro! Janë brez që i mësojnë shejtanllëqet në fillore,- u fut Loli buzagaz.

“ Jetojmë në një vend qensh. Kush nuk voton atë që them unë, o është budalla, o është i shitur!?”- lexoi gazetën një mësoburrë.

Ky pastë faqen e zezë. Ka deklarauar vetë se është grek. Pak halle ka Greqia !? Pse nuk merret me hallet e kombit të tij, por fut humdët te ne!?- pyesnin të pranishmit.

“ Ozot mos!” – bënte thirrje një ateist. Një politikan deklaronte, se Serbia paska nxjerrë në treg harta leshi, me qëllimin për te nxehur shqiptarët !?” “Shakaxhitë e Tiranës po fuskan në sherr djemtë në Elbasan!” O milet! Përsëri do votojmë 140 deputetë!?”Provokatorët asnjëherë nuk arrijnë të mbrojnë pushtet, as ta mbajnë atë! “Arroganca e riciklimit”” Truku i ligjërimit apokaliptik”

“ Kur Edi Rama mori në dorë timon-tepsinë apo tepsi-timonin e Bashkisë së lakmueshme të kryeqytetit,”- ky është dora jona, u shpreh Coli me bindje, pasi dëgjoj këndonjësin e gazetës.

‘” fansi … deklaroi se ishte gati të jepte pa më të voglin ngurrim jo vetëm jetën e vet, por edhe atë të krejt familjes e të farefisit të vet në mënyrë që idhulli i tij t’ia ngrinte …….”, - ky fansi nuk po duket shumë i zgjuar, e lëshoi Loli silurën.

“Justifikimi i Ramës “ne jemi më të besueshmit, ndaj na besoni sërish”, janë fiks si ato premtimet e atij burrit që e rreh gruan, dhe kur e sheh se ajo do të ikë nga shtëpia, ai nis t’i thotë se “vërtet unë të rrah, por burrat e tjerë janë edhe më të këqinj, ndaj rri me mua”.“Llaxorja e Surrelit paska qenë në Durrës !? “Basha evropian i qetë” .Rama nuk menaxhon dot as gjatësinë e vet. “Angazhohet të bëjë ato që thotë dhe të thotë ato që do të bëjë”, “Pritjet “si dhëndër” janë komike, të ngjashme me ato të para pak viteve, ndjej keqardhje!

Kaloi kohë e gjatë kur klientet mbarë dolën nga klubi i lagjes me buzëqeshje , pas leximit të gazetave me komentatorë Colin, edhe Lolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat