Duhet një 8 nëntor o të “nderuar” deputetë e qeveritarë

Kultura

Duhet një 8 nëntor o të “nderuar” deputetë e qeveritarë

Nga: Gjon Marku Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:30
Gjon Marku

Gjuha shqipe ka mbetë si një i vorfën i familjes gjuhësore indogjermane! Ka shkruajtur në librin e vet “Die Erforschung der indogermanischen Sprachen”. Zëeites Buch.II. Albansch. Strassbur, Verlag van Karl J.trubner; 1917, f. 109-151.

Në fakt edhe sot gjuha shqipe si në fillimet e veta pret ende zgjidhjen e një numri të madhe çështjesh e problemesh. 

Pikërisht atëhere kur mbretëronin kushtetuta fisesh, apo kanune trevash e principatash, kur në territoret arbënore ndoqën njëra tjetran periudhat e pushtimeve të egra osmane, gjuha shqipe ky mjet shumë fisnik për komunikimin ndërnjerëzor, për sa njohim deri më sot, zë të shkruhet shqip pikërisht në një kishë të vjetër të Matit.

…”Një gjë që të tjerët e kanë thënë është se duke u shmangur pak nga Mirdita, duke zbritur më në jug, në Mat, Gjon Kastriotin këtu e kemi pasur - në viset tuaja në Mat-Mirditë merr këtu edhe Lezhën pastaj. Këtu është epiqendra e shtetit të parë shqiptar dhe më vonë e atij shteti të madh të Gjergj Kastriotit….

Kastriotët që u bënë kaq të famshëm epiqendrën e tyre e kanë këtu. Nuk ndahet Mati nga Mirdita, as Mirdita nga Mati nuk ndahen. Do t’i keni të shkruajtura këto këtu tek unë…që do t’iua jap”, pati deklaruar në një intervistë të tij, shkencëtari I shquar Dhimitër Shuteriqi.  Në këtë rajon të Shqipëris së Veriut që së hershmi ishte i tëri katolik pra në Mirditë-Mat, ku në lashtësi kishte qenë atdheu i Pirustëve, e prej nga ku kishte nisur e lulëzuar një kulturë më vete e cila sot ka hyrë në kujtesën e studiuesve dhe arkeologëve si “Kultura e Matit”. Një kulturë e mirfilltë shqiptare pa ndikime të kulturave të tjera, qoftë kjo romake a bizantine ku gjenden gjetje unikale e të papërsëritëshme si “Mbishkrimi epigrafik i Gëziqit në Mirditë”, i përkrenares së famshme ilire të Perlatit, e i dhjetra e dhjetra gjetje të tjera e ku do të ruhej dhe arshivohej për më vonë thesare kombëtare.

Këto treva që i dhanë forcë ashtës së shqiptarizmës e prej nga ku nisin ngjarje të mëdha kombëtare e nga ku që së herëshmi zgjohet fuqishëm një vetëdije dhe ndërgjegje shqiptarizme në mënyrë të pandërprerë tërheqin vemendjen e albanologëve e studiuesve, eksploratorëve e politikanëve të cilët rendin të thonë e dokomentojnë për këto treva.

Kryeipeshkvi i Durrësit, Imzot Pal Engjëlli- që jetoi në vitet 1417-1470, dhe hyri në historinë e kombit tonë si bashkëpuntor i të madhit Gjergj Kastrioti, ky prelat i madh i kishës katolike shqiptare, gjatë një vizite baritore në Mat (Emathia), vuri re çrregullime të mëdha në punët dhe në veprimtarinë fetare. Me këtë rast, më 8 nëntor të vitit l462 nënshkruan në kishën e Dukagjinit, të Mat Formulën e Pagëzimit, që më vonë do të rezultojë si dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar. Fraza shqip gjendet në një letërqarkore në latinisht: “Un të pagëzonj pr’ emënit Atit e t’birit e t’shpertit shenjt”. Ky prelat i kishës katolike në atë periudhë kishte nën juridiksionin e vet edhe famullitë e Matit dhe dioezat e kësaj krahine. Ajo u shkrua për të ndihmuar banorë të krahinave të largëta që banonin nën vështirë dhe mungesë të veprave të kultit dhe për këto shkaqe mund t’i pagëzonin fëmijët në shtëpi, pasi, nuk kishin mundësi t’i çonin në kishë. Kështu gjejmë të parin dekoment të shkruar të gjuhës sonë amëtare i cili formulohet natyrshëm në dialektin Gegë. Njoftimin e parë për këtë dokument e bën studiuesi dhe historiani rumun Nikolla Jorga, i cili e botoi më l915. Duke ndriçuar e duke hedhur vështrimin tej shekujsh në gjuhën e dokomentuar dhe në kulturën tonë kombëtare. Argjipeshkvi Pal Engjëlli ishte detyruar të ndërhynte në pajtimin e prijsave shqiptarë të cilët pas vitit 1462 kur Dukagjinët dhe Lekë Zaharia kishin hyrë në konflike të ashpra për pretendime territoriale të Dukagjinëve, çka detyroi ndërhyrjen e Skenderbeut). (E. Jacques) por pas këtij viti problemet midis Kastriotit e Lek Dukagjinit u bënë të mprehta Gjergj Kastrioti u kishte dhënë të drejtë Lekë Zaharisë por kjo kishte shkaktuar probleme serioze me Lekë Dukagjinin. Arqipeshkëvi i Durrësit Pal Engjëlli arrin t’i sheshojë këto kontradikta; në vitin l463 arrin të pajtojë dy prijësit e shquar të kohës, Skenderbeun dhe Lekë Dukagjinin përballë rritjes së vazhdueshme të trysnisë së turqve në tokat e Dukagjinëve. Dihen dhe janë të njohura konfliktet midis tyre qoftë për zotërime territoresh e sundimesh por edhe për probleme të tjera.

Duhet mbajtur parasysh se në atë kohë vendi ishte vazhdimisht nën presionin e turqëve dhe problemet midis princëve shqiptar do të çonin në një katastrofë të përgjithëshme. Kështu priftërinjtë, ipeshkëvinjtë, dhe argjipeshkvinjtë ishin të shtrenguar të linin rezidencat e tyre në qytete dhe të ngujoheshin në male, pasi ndiqeshin egërsisht nga turqit.

Argjipeshkvia e Durrësit u zhvendos në thellësi, në Lis të Matit, ku ishte dioqeza për të zhvilluar prej andej një aktivitet të fuqishëm e të rëndësishëm kishtar e atëdhetar. Këtu Argjipeshkvi Pal Engjëlli duhet ta ketë shkruar Formulën e Pagëzimit pse për arsye nga më të ndryshmet; së pari prej presionesh dhe përndjekjesh kishte nisur një laramanizim i imët. Në fakt siç pohon studiuesi gjerman Shtadtmyller, Shqipëria e Veriut ishte e tëra katolike, megjithatë mungesa e shërbëtorëve të Krishtit kishte filluar të ndjehej.  

Akoma më tej vetëdija dhe shqiptarizma, ashti e shqiptarizmës vazhdonte të mbruhej thellë maleve të Mat-Mirditës. Atje në Gurin e Bardhë të Matit lind Pjetër Budi ky burrë fisnik i maleve tona emri i të cilit i kapërcen kufitë e këtyre dy trevave dhe zë vend në altarin e vetëdijes dhe kulturës sonë kombëtare. Ky fshat i strukur atje në zonën e Bazit i jep kësaj treve një emër të madh, jo rastësisht, por prej kësaj zone kishin rrjedhur familje të moçme. Vetëm pak më në perendim, në kufi me të, dikur ishte gjendur familja e madhe princërore e Skurajve, prej të cilës kemi një histori më vehte. Më vonë Malçit ashtu si në Zadrimë, Bardhajt. Apo siç kishin bërë epokë në Mirditë dhe Blinishtët Dukagjinët.

Përderisa ne nuk njohim deri më sot një dokument tjetër me të vjetër se Formulën e Pagëzimit në shqip atëhere Lisi i Matit hyn në historinnë e vendit tonë si atdheu i të parit shkrim shqip.

Si shohim nga dokumentat historike, nga Papa Piu II, përpjekjet qenë të gjalla e do të mbërrijshin, simbas shqetësimit të tij, te shpallja e Gjergj Kastriotit mbret i Shqipnisë, e te vumja e kësulës së kardinalit Argjipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit, i familjes të njohun e fisnike të Engjëllorëve, me prejardhje nga Drishti, autorit të atyne Constitutiones në të cilat N. Jorga do të gjente Formulën e Pagëzimit që deri më sot njihet si dokumenti i parë i gjuhës shqipe.

Vetë Papati e shpall Gjergj Kastrioti «Athleta Christi», për të cilin dijetari gjerman Franz Babinger do të shkruente: « Por krishtenimi te Skanderbegu pati nji fatos të ri i cili mori mbi vete rolin që luejti Janos Hunyadi dhe për 18 vjet të tjerë dijti ta mbante lart shkëlqyeshëm» fill pas vdekjes së tij do të vinte nji pushtim i shpejtë i Italisë. Synimi i Sulltan Muratit të II-të e më vonë i të birit tëSulltan Mehmetit të II-të. Prej 1444 deri më 1478 qenë 34 vjet lufte të pabarabartë dhe heroike të Arbënorëve ishte jo vetëm Shqipëria por edhe Italia. 

Prej Papa Nikollës së V-të deri te Papa Pali i II-të, e ndihmuen Skanderbegun me shuma të mëdha që përbaheshin prej «mija dukatësh ari nga thesari papnor». Po ashtu thekson se «është e sigurtë që shumat që i dhanë ishin në çdo rasë mâ të mëdha se ato të çfarëdo shteti tjetër të veçantë. Këtyne u duhen shtue edhe shumat e mbledhuna prej përfaqësuesve të Papës për kryqëzatat e Skanderbegut, duke qenë Shqipnia kryeura e mbrame katolike romake në Ballkan dhe se papët po banin gjithçka ishte në dorën e tyne për të ruajtur pavarsinë. Papa Kalisti i III-të, në nji letër të veten, pranon se Skanderbegu bani më shumë për fenë se sa të gjithë princat e tjerë katolikë.

Papa Nikolla i V-të (1447-1455) pas ramjes së Konstantinopolit, që e quan «nji ndër fatkeqësitë më të mëdh për krejt krishtenimin. Lajmi i frigshëm i pushtimit të “Romës së ré” nga ana e turqve ngjalli kudo mnerë e topitje. N’ ato ditë Enea Silvio Piccolomini njëri ndër humanistët më të shtrenjtë, ende pa u bërë papë , icili më vonë është cilësuar si Papa Piu i II-të, i pat shkrue papës prej Vjene: “Dora po më dridhet ndërsa po shkruej; zemërimi ma ndalon që të heshti dhe dhimba nuk më len të flas. I ngrati kërcuni krishtenim!” ».

Shqiptarët ndesheshin dhëmb për dhëmb me turqit duke u bërë barrierë, ndërsa gjendja e përgjithshme në atë kohë ishte e përshkueme prej njifarë apatie. Të vetmit që shfaqën njifarë ujdesi qenë papët, por edhe kërkesat e tyne për financimin e nji fushate antiturke, që patjetër lypte shuma të konsiderueshme, hasën në nji Europë të krishtenë të kapërthyeme ndër probleme nacionale. Fryma nacionaliste kishte marrë epërsí kundrejt ndjenjës së solidaritetit të krishtenë, i cili do të merrte tiparet e nji ndihme efektive ushtarake për popujt e krishtenë të Gadishullit Ballkanik, që po kërcënoheshin prej turrit të urdive barbare turke. Dhe përgjegja e Papa Kalistit i III-të qe: «Nuk i lypim këto pare për me i shtî në dorë për dobí tonën, për me i ndry në arkat tona të hekurta, për me i rrezikue tue luejtë me to, ose për me i shkapërderdhë me festa, por për me i përdorë për mprojtjen e fesë ».

Barbaria turke rendte qyteteve të Shqipërisë shkatërronte qytetërimin dhe kulturën e vjetërë ndërsa malesh hartoheshion planet e luftrave. Atje në Macukullin e largët ipeshkëvi Pal Engjëlli do të porosiste e bekonte në Shqip, po, po  në shqip, ndoshta  duke ditur s e po formulonte të parën frazë shqip. Nuk është rastësi që prelatë të kishës katolike janë ata që do të jenë historikish nisëtorët e veprave të mëdha .

Por nëse kryeipeshkëvi i Durrësit bën të vetën, një tjetër përsonalitet i kishës katolike në Ndërfanë ka një status të pazakontë. Statusi i Abatit Pal të Ndërfanës, të cilit vetë Papa i ka deleguar kompetenca dhe i jep të drejtën e ushtrimit të veprimve të jashtëzakonshme në emër të tij, tregojnë se vetë Abati Pal ishte një përsonalitet i lartë dhe i rëndësishëm. Ky Abat, për të cilin pak mund të themi se njihet, nga vetë fakti se për të dokumentat janë të pakët, patjetër është njëri ndër njerëzit më me ndikim në territorin e Mirditës dhe më gjërë. Vetë statusi i tij i lartë, që i ngarkohet nga Roma, tregon se kemi të bëjmë me një personalitet që famën e ka deri në Aristokracinë me të latrtë të Romës.

Ipeshkvi Pal i Ndërfanës padiskutim është një figurë e lartë dhe qëndrore e kishës Katolike shqiptare, në njërin ndër momentet më kyçe, në njërin ndër shekujt më të lavdishëm, kur Kastriotët e Dukagjinët ishin bërë barriera e pakalueshme e turqve dhe Shqipëria vetë ishte vënë në mbrojtje të qytetërimit perëndimor.

Abati i Shën Mërisë së Ndërfantinës kishte atë status të lartë prej vetë Papës, që të mund të paraqitet si i dërguar i tij për punët e jashtëzakonshme në Shqipëri, Dalmati, Bosnje e Greqi. Është pikërisht koha kur mbi shqiptarët nis laramanizimi dhe myslimanizimi i disa trevave. Por nëse për kryeabatin e Durrësit kemi disa të dhëna, për vetë shkrimin prej tij të të parëve rreshta në shqip, për Abatin Pal kemi pak njohje dhe është ndoshta njëri ndër klerikët për të cilët duhet studiuar dhe hulumtuar më tej. Ky Abat me emrin Pal është detyrimisht dhe një relator për Romën e Mesjetës, ku patjetër duhet të gjenden dokumente, që iu duhet shkundur pluhuri dhe të zbardhet një histori dhe një personalitet me të gjitha përmasat e veta.

Kështu Lisi i Matit hyri në historinë e Shqipërisë si atdheu i të parit shkrim shqip. Atdheu i formulës së pagëzimit. Fatmirësisht dhe “fatkeqësisht” me 8 nëntor të vitit  1462. Për të djathët data 8 nëntor është dita më e zezë e historris së Shqipërisë duhet të jetë një ditë më parë si 28 nëntori ani se gjermanët kanë dokumentuar si datë të çlirimit 29 nëntorin. Për të majtët kjo datë është e rëndësishme se përkon me themelimin e partisë së tyre të parë për të cilët është ditë e madhe e themelimit të më të madhes dhe më të fortës parti në Shqipëri partisë Komuniste shqiptare. Për ne të tjerët ajo është dita e të parit shkrim shqip të dokumentuar. Dhe për ta mbyllur këtë histori duhet bërtitur fort sa herë dëgjojmë deputet tulakë e ministra spilca që s’dinë e s’duan të dinë për 8 nëntor të vitit 1462, kur u shkruajt  Formula e Pagëzimit “... Po boll mo se na plasët....”

Shqiptarët e duan një 8 nëntor si ditë të madhe të dokumentimit të të parit shkrim të shkruajtur në gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat