Përdorimi i drejtë i togfjalëshave

Kultura

Përdorimi i drejtë i togfjalëshave

Nga: Prof. Eroll Sejdiu Më: 6 prill 2021 Në ora: 21:28
Prof. Eroll Sejdiu

Në rast se gabimet në përdorimin e trajtave të shkurtra e të përemrave të ndryshëm janë çështje thjesht gramatikore, që kanë të bëjnë vetëm me shqipen, në ndërtimin e shumë togfjalëshave kemi të bëjmë shumë herë edhe me gabime për shkak të ndikimeve nga gjuhë të huaja. Gabime të tilla ndeshim kryesisht në ndërtimin e togfjalëshave foljorë, po ndonjëherë edhe të togfjalëshave emërorë. Madje, shpesh ndeshim gabime edhe për sa i përket përdorimit të të ashtuquajturave nyja, p.sh.:

• Gjykata e Apelit të Romës (duhet) Gjykata e Apelit e Romës...

• Ndërsa Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë (duhet) Ndërsa Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë...

• Togfjalësha me foljen “njoftoj”, p.sh.:

Ministri gjerman u njoftua me gjendjen... (për) Ministri gjerman u njoh me gjendjen...

...e njoftuan zyrtarin amerikan... (për)...e njohën zyrtarin amerikan...

• Ndërtimi “përgjigjem në një pyetje” është tipik për gjuhët sllave, por jo kurrë për shqipen.

“Duke u përgjigjur në një pyetje, ai tha se...”

Gjuha shqipe, si popullore, si standarde, njeh vetëm ndërtimet: i përgjigjem një pyetjeje; u përgjigjem disa pyetjeve; i përgjigjem pyetjes dhe jo “përgjigjem në një pyetje”.

• “Pyetje rektorit duhet bërë...”

Sqarim: Këtu është thyer një rregull gramatikore e shqipes: emri ‘rektorit’ nuk është përsëritur me trajtën e shkurtër “i” të rasës dhanore. Duhet:

Pyetja rektorit i duhet bërë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat