Etiketimi apo njollosja – dukuri qe vret

Kultura

Etiketimi apo njollosja – dukuri qe vret

Nga: Prof.Dr.Kadri Bicaj Më: 9 prill 2021 Në ora: 23:59
Prof.Dr.Kadri Bicaj

Sipas teorisë se interaksionit dhe të etiketimit apo njollosjes që ndryshe quhet edhe stigmatizim, etiketimi nga kendveshtrimi i kriminologjisë është dukuri që vret. Rrenjet e kësaj teorie gjenden në shek.XIX, me vepren e Xheremi Bentamit. Fyerja e në veqanti etiketimi i një individi si kriminel që shkel a dhunon një normë ligjore, shoqërore, morale ose zakonore si shkelës i ligjshmerisë në një shoqëri na ben me kuptuar që këta persona të etiketuar ta gjejnë vetën të izoluar nga shoqëria dhe të jenë të prirur për të kryer veprime të ndryshme inkriminuese.

1. Etiketimi apo njollosja, veprim nga praktika e pushtetit okupues

Si raste tipike që i arsyetojnë këto teori nga kendveshtrimi i kriminologjisë mund të shërbejnë veprimet dhe praktika e pushtetit okupues serb në Kosovë. Lidhur me etiketimet dhe njollosja pa arsye dhe pa prova duke shkaktuar paraqitje kriminale dhe kësisoj shndërrohet ne faktorë kriminel. Kjo dukuri kane qene prezentë ne ish-Jugosllavinë dhe veprim nga praktika e pushtetit okupues pra edhe ne Kosove, në periudhen 1990-1999 e cila dukuri ne kuptimin negativ ne trojet gjithshqiptare, ka sjelle te cenimet dhe shkeljet me të rend e të drejtave dhe lirive elementare te njeriut, veçmas te shqiptareve ne Kosove. Pushtetit serbe, ka etiketu dhe si pretekst gjente aplikimin e masave te ndryshme te dhunës, dhe maltretimeve fizike dhe psikike te popullsisë se pafajshme. Format me te shpeshta te shkeljes dhe cenimit te D.L.NJ. ishin: dëbimi masovike nga puna, ndalimi dhe mbyllja e shkollave, pengimit te shkollimit, suprimimi i institucioneve shtetërorë, shkencore, shëndetësore, informative etj.

1.1. Gjendja e krijuar me stigmatizim dhe etiketim

Aktiviteti i njollosjes dhe etiketimit quhet ndryshe edhe stigmatizim dhe është gjenerator kryesor i kriminalitetit në një shoqëri. Shtrohet pyetja pse një grup, një pushtet, një sistem politik një regjim i caktuar në Kosovën e okupuar i njolloste, i etiketonte dhe i stigmatizonte personat dhe grupet e ndryshme t’ua mveshë etiketën si delikuent dhe kriminel. Pozita e tyre shoqërore, politike, ekonomike dhe morale ndryshonte dukshëm dhe prej qytetarëve normal dhe të rendomtë shndërrohen në persona devijant dhe kriminel. Personat dhe grupet e njollosura pesonin keq dhe viktimizoheshin në shoqëri dhe pesonin pa të drejtë një të keqe të madhe për jetesen e matjshme.

1.2. Personat e etiketuar apo të njollosur në kohë dhe hapsirë

Viktimat nga njollosja dhe etiketimi i nënshtrohen një persekutimi dhe ndjekjeje nga ana pushtetit. Ata persona përpiqen që ta heq etiketimin apo njollosjen dhe në këtë mënyrë vjen deri te konflikti i cili sjell edhe veprime inkriminuese edhe përkunder asaj se në veprimet e tyre në shumë raste kryejnë punë dhe vepra të ndershme dhe të moralshme si për interes të vetin ashtu edhe për interes të familjes, të ambientit në kohë dhe hapsirë, të kombit apo të shoqërisë. Me arsye të plotë e kunderstojnë qfaredo etiketimi apo njollosje negative.

1.3. Etiketimi dhe njollosja nga grupet që kanë forcë dhe pushtet

Zakonisht aktin për qellim të etiketimit dhe të shpalljës se një personi apo grupi si kriminel, e ndermerr grupi që ka forcë dhe pushtet. Akti i etikimit në të kaluaren ishte akt e demostrimit të forcës dhe dhunës se pushtetit monist. Etiketimi dhe njollosja pa arsye dhe pa prova është dukuri që vret, shkakton reagime, mosmarrëveshje, pasiguri, frik dhe konflikte të cilat patjetër sjellin deri të paraqitja e formave të ndryshme të kriminalitetit në një shoqëri dhe në raste të caktuar provokon paraqitjen e kriminalitetit dhe kësisoji shndërrohet në faktor kriminogjen. Kjo dukuri që vret, në hapsirën e Kosovës tani shtet ma i ri në Evropë në konsolidim dhe në rregullimin e gjendjës në formimin, krijimin dhe ndertimin e një shteti demokratik, në Jugosllavin e më parshme, dukuria e etiketimit dhe stigmatizimit në Kosovën e athershme, ka qen mjaftë prezent dhe i përditshem nga pushteti okupues duke etiketuar, ndjek dhe persekutuar shqiptaret e pafajshëm.

1.4. Akti i etiketimit dhe stigmatizimit nga pushteti serb – pretekst për aplikimin e masave të ndryshme

Shkelja dhe cenimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, si pasojë e etiketimit,bazuar në të dhenat e raporteve të organizatave nderkombëtare-humanitare, kanë qenë; dhuna, maltretimeve fizike dhe psikike të popullësisë së pafajshme, dëbimi masovik nga puna, ndalimi dhe pengimi i shkollimit dhe arsimimit, suprimimi apo ndalimi i punëve i institucioneve shtetërore, shkencore, kulturore, shëndetësore, informative dhe largimi me dhunë i shqiptarëve nga ato, si dhe dukuria e bastisjeve të përditshme të familjeve shqiptare, rrahjet, maltretimet fizike, arrestime, torturat nepër burgje dhe organizimi i proceseve të montuara gjyqësore dhe shumë dukuri tjera të quditshme dhe qoroditëse. Zakonisht, të gjitha këto veprime të dhunës dhe të keqtrajtimit, u paraprin aksione të planifikuara më parë të etiketimit dhe stigmatizimit nga ana e organeve të pushtetit dhe shërbimeve të ndryshme sekrete me qellim për ndryshimin me dhunë të strukturës demografike dhe presioni i vazhduar për shpernguljen e shqiptareve nga trojet e veta. Kjo dukuri shkakton aktivitete devijante dhe kriminale, kështu ne vend qe te merren me pengim dhe ndalimin e kriminalitetit real ne trojet e veta, ky pushtet nxite dhe provokon sjellje kriminale dhe devijante te të pafajshmit.

Dhe në fund; Ai që vret – vrasesi e vret vetvetën. Ai që etiketon – etiketuesi e etiketon vetën. Ai që fyen – e fyen vetëveten. Këto dukuri janë dukuri antishoqërore dhe vrasin vlerat civilizuese njerëzore siq janë: Nderi, shendeti, miqesia dhe dija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat