Poezi nga poetja Fitore Haklaj

Kultura

Poezi nga poetja Fitore Haklaj

Nga: Fitore Haklaj Më: 16 prill 2021 Në ora: 10:49
Fitore Haklaj

As flaka e oxhakut

Nuk ma dhuroj vdekjen

Stuhija e madhe

Ma lekundi flokun

 

Ecja nëpër male

Më bëri të trembur

Frika nga ju bisha

Më sy drejtuar nga unë

 

E mori edhe dhimbjen

Por vdekja nuk më mori

Se di kohë e vjetër

Të qajë apo të buzëqesh

 

Thikat në shpinë shpesh m`u ngulën

Por dhimbje nuk kam ndjerë

Sa gjaku shkoj si lumi

Trishtim në sytë e mi

 

U bëra edhe më guri

Vdekjen nuk ta kërkova as ty

Nuk e di si të vdes

E lenduar apo me shpresë

 

Kur shpirti im një ditë

Këndon më të bukurën këngë

Largohu ditë e ligë

Mos bie më kaq shumë shi

 

U bëre bashkë më lotin tim

Qysh nga erdha në mërgim

Vdekje rri larg

Nuk di si të pranoj.

 

Të kujtohet

Mëngjesi më shi

Të kujtohet

Në sytë e mi

 

Përse dielli lindi aq vonë

Fytyrën s`do të ta  rrezatoj

 

Bëzeqesha unë

Të kujtohet shumë mirë

Shikimi i pa ndalur

Në sytë e mi të pa ngopur

 

Rrëmbeve ëndërrën

Që kurrë nuk e ëndërrova

Bukur tingëllonte

Erdha por kur nuk shkova

 

Të kujtohet apo ?

Magjija për rreth nesh

Dritë e lumturi

Bota ime ishe at ditë...

 

Për ty fjalë

Për ty fjalë u djega

U bëra hi i pa humbur

Nëpër fushat e botës u treta

Aty ku nuk të gjeti as loti

 

Me djege sikur qiri i natës

Aroma të mbeti në hapsirë

Askush nuk të muar erë më

Ashtu sikur e bëra unë at ditë

 

Më muar malli për ty

Fjalë e dehur në shpirt

Sikur ujë që ishte duke vluar

Buzët e mia ashtu ishin përvëluar

 

Loti të kërkoj shumë herë

Të priti edhe në pranverë

Sikur ajo lule që do të çelë

Deshti të lulëzoj edhe në verë

 

Fjalë në sy të botës

Mall që nuk shuhet kurrë

Perkëdhele flokun e lagur nga loti

Ngrohe se po ndjen shumë të ftohët

 

Eja në duar të zgjatura

Merri edhe sytë e mi

Shikom më zemër plotë

Ashtu siç po të shikoj unë ty.

 

Valixhia ime

Boshe valixhe në nisje

U mbushe plotë më vite

Kuti e kujtimeve të mija

Qëndrove besnike në mua

 

Valixhe më ngjyra të shumta

Fluturova me vite më ty

Të mbusha plotë dëshira

I rujta në timen shtëpi

 

Sa herë të hapa e të mbylla

Shpirti im m`u përvëlua

Dua të rrish aty ku je

Më lerë të lutem në kujtime

 

Jam lodhur duke të ledhatuar

Ditët nuk po kalojnë më

Rruga e gjatë më ka lodhur

Rri aty ku unë nuk të shoh

 

Valixhe e zezë kurrë nuk u humbe

Të gjeta aty si gjithëherë

Dua të mbushi më kujtime

Ato që shpirtin ma mbajnë ndez

 

Zbukurohu për sytë e mi

Atëherë do të mbaj vetëm në gji

Me ty do udhëtoj edhe shume vite

Nuk të le edhe nëse ti më ikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat