Ju o shqipe

Kultura

Ju o shqipe

Nga: Remzie Raci Rexhbogaj Më: 26 prill 2021 Në ora: 22:02
Remzie Raci Rexhbogaj

Ju o shqipe

Ju shqipe

kur fluturoni

porosi Ernes

m`i dërgoni

 

Thuani prapë

ka ardhë pranvera

 

Po të pret

mami tek dera

Më shpirt të plagosur

 

Po përpiqet të gjej rrugën

përtej trishtimit

 

Më lot në sy

zemër mërzitur

 

nga ai çast

që Ti ke ikur

Në çdo vend

të kërkon përherë

 

Thuani se për mua

Nuk do të këtë

kurrë më pranverë.

 

NË RUGOVË

Në Rugovë

Mbi një shkëmb guri

 

Një bilbil që dikur këndonte

Zëri i ti ma si ngjan këngës

Këto bjeshkë Erna

Më nuk i viziton

 

Ju o gurra të Bogës së bukur

Ujë i ftoftë që rrjedh aty

Erna s’shuan më etjen në Ty

As nuk i freskon të bukurit sy

 

Rrugë gjarpërore

Më shumë kthesa

Këmba e Ernes më s'ju shkel

 

Më plot mall e dashuri

E buzëqeshur vinte çdo herë

Ju lendina të gjelbëruara

Lule të bukura mbushur kudo

 

Erna bashkë më rreze dielli

Në çdo verë do ju ngroh.

DRITA E SYVE

Në Ditën e Librit

 

Në libër

Më shkronja floriri

Ruhet gjuha dhe kultura

 

Libri

Është drita e syve të çmuar

 

Në libër

Ruhet ushqimi i shpirtit

Si freskia e flladit të bjeshkës

 

Në libër shprehim dhembje e gëzime

Çfarë na sërvon mënya e jetës

 

Libri për mua është thesar

Qê e kanë zbritë hyjnitë

 

Në një letër të bardhë

Të shkruara në libër

I shpalosi çdo ditë plagët e mia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat