Rreth disa emrave të gjinisë femërore

Kultura

Rreth disa emrave të gjinisë femërore

Nga: Prof. Eroll Sejdiu Më: 28 prill 2021 Në ora: 20:05
Eroll Sejdiu

Emrat femërorë që mbarojnë me zanore të theksuar, në rasat gjinore, dhanore njëjës të pashquar dhe në emëroren e shquar marrin alomorfet: -je, -ja. P.sh.: rrufeje, rrufeja; kalaje, kalaja.

Nga kjo rregull përjashtohen emrat me zanoren i të theksuar, që në këto raste marrin alomorfet: - e, -a: p.sh., bukurie, bukuria dhe jo bukurije, bukurija(!); shtëpie, shtëpia dhe jo shtëpije, shtëpija(!).

• Emrat femërorë që mbarojnë me -e të patheksuar, marrin në rasat e sipërpërmendura alomorfet:  - je, -ja; -e-ja e temës ruhet në gjinoren e dhanoren e pashquar, por bie në emëroren e shquar: lule, luleje, lulja; mësuese, mësueseje, mësuesja; studente, studenteje, studentja etj.

• Emrat femërorë me -je marrin në gjinore e dhanore njëjës të pashquar alomorfin -je, ndërsa në emëroren e shquar -ja, duke rënë njëra nga dy -je-të e njëpasnjëshme.

P.sh.: ardhje, ardhjeje, ardhja dhe jo ardhjeja, çështje, çështjeje, çështja dhe jo çështjeja etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat