"Dashuri të marrëzishme" në kohë kolere!

Kultura

"Dashuri të marrëzishme" në kohë kolere!

Nga: Agron Shabani Më: 8 maj 2021 Në ora: 14:23
Agron Shabani

...!

Ndërkohë që populli (kombi) dhe atdheu ynë po vazhdojnë të përballën me sfida, turbulenca ose provokime të shumëta objektive dhe sujektive: Unë, kumbara Palush, dhe plot "poet, analist dhe kalemxhi" të tjerë, vazhdojmë të tjerrim lesh ndrikulle nepër lukset ose teferixhët e ndryshme, duke shkruar "vjersha (poezi), komente, analiza, ligjerata", rrotulla ose kopalla të ndryshme "senzacionale" ose "bombastike" në facebook, internet, tviter, instagram ose në portalet e gazetave ose medieve të ndryshme shqiptare ose kosovare. U çkoqem (shkoqem) krejt!

Duke i zënë kështu shtyllat kryesore ose faqët e gazetave, me prapanicë (by..ë) e jo me tru ose me kokë!

"O kumara jem! Po t'i kishim vetëm nga 1 euro ose dollar, sa t'qimën n'bythë (bëhet fjalë për pula të pjekura në skarë), ose sa mezën e rakinë e kena hangër e pirë ne patriotat dhe intelektualcat e facebookut ose internetit, duke ia kajtë (qarë) hallet kombit dhe atdheut nepër portale ose gazeta, nga largësitë ose distancat e ndryshme...Kaherë ishim ba milionera! Bile, ua kishim pagua avokatin Hashim Thaçit me shokë. ( Kumara Palush një ditë prej ditësh, si pa "sherr".)

"Në kohë krizash ose fatkeqësishë të ndryshme individuale dhe kolektive, të flasësh ose të shkruash mbi poezinë, artin, kulturën ose letërsinë, është makabritet ose një akt i shëmtuar"., tha dikur filozofi  dhe sociologu i shquar gjerman, Theodor Adorno i cili në bashkëpunim me mikun dhe kolegun e tij gjenial, Max Horkheimer; në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit”, asokohe i bën të qarta dhe tepër transparente shkaqet ose motivet e ndryshme iracionale, makabre ose groteske të fatkeqësive ose katastrofave të ndryshme njerëzore ose qytetare-politike.

 Ata gjetën ose zbuluan në këtë kontekst një ndër shkaqet themelore ose ambivalente, në konceptin e arsyes instrumentale ose arsyes subjektive.

 Në këtë frymë, Adorno dhe Horkheimer, në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit” në radhë të parë kishin për qëllim përshtatjen ose aklimatizimin e njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive). 

Ishte pra një tendencë ose tentativë e njohur skolastike dhe metaestetike e filozofëve ose përfaqësuesve eminent të Shkollës Elitare të Frankfurtit, për një zhvillim ose proces evolutivë dhe çmitizues te atyre shkaqëve, indikatorëve ose predikatorëve të ndryshëm determinant ose paradigmatik të cilët e prodhojnë të kundërtën e tyre. Euuui! Nqnqnqnq...Shit ti  ages! 

Ani...?¿

Nën ndikimin e recepcionit, percepcionit, etikës, retorikës dhe politikës së Aristotelit si dhe me rënien ose zbejhen e platonizmit si ide dhe teori, siç dihet skolastika politike në mesjetë do i njihte dhe pranonte teorinë ose mendimin praktik mbi ndarjen ose divorcin e njohur në mes etikës, politikës dhe ekonomisë ( sot, ekonomisë politike) etj. 

Se këndejmi, Makiaveli si intelektuali, mendimtari ose filozofi më i spikatur i periudhës së njohur të Renesansës, njihet edhe si arkitekti ose instruktori më i rëndësishëm dhe kryesor i sekularizmit dhe singularizmit të mendimit politik mbi shtetin, pushtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. Duke i verejtur ose hetuar edhe ndarjet dhe dallimët e thella (esenciale ose substanciale) në mes etikës dhe politikës. 

Sipas Nikolla Maiavelit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Politika është pjesë e rëndësishme ose kryesore e përvojes, aftësisë ose zgjuarësisë njerëzore, intelektuale, profesionale ose politike, gjegjësisht, "ars prudentia" dhe "prudentia regnativa".

Në epokën e re moderne ose bashkohore, me krijim e kushtëve dhe rrethanave të reja shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike, shkencore, kulturore, industriale, tregtare, ekonomike dhe të tjera: Politika u bë talent, mjeshtëri dhe virtyt (virtus) i njohur qytetar, kulturorë ose politik nè domenin ose kontekstin e njohur global ose universal. 

Ndryshuan edhe idetë, teoritë, konceptët ose definicionet e ndryshme në favor të ngjarjeve ose zhvillimëve të njohura revolucionare, evolutive ose empirike.

 Në Francë dhe Angli si për shëmbull, qyshë në shekullin XVI, kishin filluar të ndjehëshin dhe hetohëshin dallimet ose ndryshimet e thella nè mes shtetit, klerit (religjionit) dhe politikès. Pse kjo? Sepse, sipas Thomas Hobsit, filozofia fetare ose religjioze e rrezikonin shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. 

Ndaj, sipas tij, politika ose çdo gjè politike, nuk janë të natyrshme ose natyrale, por produkt ose prodhim artificial ose dimorfisto-absolutist i vullnetit dhe fuqisë absolute të pushtetmbajtësve ose sundimtarëve të ndryshëm, të cilëve nuk iu nevojitët vullneti hyjnor ose "shteti i Zotit" (civitas Dei), por sundimi ose pushteti absolut. 

"Auctoritas, non veritas facit legem" -tha Hobsi.

Ndërkaq, "martesa epokale" e mbretit (monarkut) të njohur, Henrikut të VIII të Anglisë me An Bolyen, shënoi edhe "divorcin historik" në mes Kishës Anglikane dhe Selisë së Shënjtè nè Vatikan.  

Nè Francë, në sfondin e "luftërave fetare" kundër hugenotëve dhe mbtetjeve ose ithtarëve të tyre, si ndërjmetësues të autorizuar dhe të pavarur në lidhjes ose aleancës kishtare, u ngritën, promovuan dhe funksionalizuan njerëzit e zgjedhur intelektual e politik (politques) si Michael de L' Hospital dhe të tjerë, të cilët i mbronin interesat fetare (kishtare) duke i ndaluar luftërat e ndryshme fetare, kulturore etj.

Ndërkohë që luteranizmi dhe kalvinizmi, asokohe kishin një shkëlqim dhe autoritet (reputacion) të madh në Francë, Angli, Gjermani dhe gjithandej.

Ndonëse, Monteskiu (Mentesqiue) do i përshkruante asokohe kundërthëniet ose antagonizmat e atëhershme evropiane dhe të tjera në mes "demokracisë franceze" dhe "monarkisë angleze" dhe të ngjajshme.

Luteranisti i njohur, H. Arnesiusi, ndërkaq do i veçonte fushën ose terrenin e njohur të parapolitikës si qytet -shteti i jetës (civitas) nga politika e pushtetit ose qeverisjes (res-publica) mbi të cilat sipas tij, ngritët dhe krijohet politika e shtetit dhe pushtetit. 

Përderisa, sipas J. Althuizusit, "politika është art ose mjeshtëri e jetës së përbashkët shtetrore, nacionale, klasore, sociale etj."

Ndërkohë që sipas Makiavelit, Rusoit (Rousseaue) dhe të tjerëve: "politika dhe morali politik, ishin të mundur vetëm me hartimin (përpilimin), formulimin dhe firmosjen e një traktati, marrëveshjeje ose kontrate të re sociale dhe politike mbi të cilën do vihëshin bazat ose themelët e reja të sistemit, komunitetit ose bashkësisë së gjithëmbarëshme shoqërore, qytetare ose politike.

Ndonëse, në shekullin XIX dhe XX , siç dihet kanë dominuar ose ambivaluar tre (3) ide, teori, koncepte, definicione ose botëkuptime politike: Koncepti ose botëkuptimi i njohur etatist dhe egalitarist, sipas të të cilit 'politikë ose politike është e tërë ajo që bën dhe i takon vetëm shtetit'; e dyta: 'politika është e lidhur ngusht me pushtetin ose efikasitetin e autoritetit të shtetit ose qeverisë'; dhe, e treta: 'politika duhet kuptuar si term, nocion, proces, definicion dhe obligim kontemplativ, evolutiv, empirik, organik dhe dinamik.

 Pa i harruar këtu edhe konceptët ose botëkuptimet tjera etatiste ose egalitariste mbi mendimin dhe vetëdijen shtetrore, nacionale dhe politike me anè tè "teknikès sè forcès ose fuqisè sè shtetit dhe pushtetit" etj.

Pritjet tona nga Presidenti Biden dhe Nënpresidetja Harris...

Duke iu referuar traditës dhe përvojes së gjatë (mbi 5O vjeçare) të Presidentit Biden në politikën dhe politikëbërjen amerikane, si dhe shkëlqimit ose brilancës së njohur intelektuale, profesionale dhe feministe të N/Presidentes së SHBA-s, znj. Kamala Haris: Duhej pritur, besuar dhe shpresuar se Kosova, politika, diplomacia ose çështja e saj, me në fund do largohen nga koridorët ose paradhomat e ndryshme politike ose diplomatike, për t'u futur ose inkuadruar drejtpëpërdrejt në Shtëpinë e Bardhë dhe Kancelaritë tjera kryesore ose vendimarrëse të globit.

 Kosova dhe shqiptarèt tani e mbi dy dekada po i vuajnë pasojat e "status quos", tranzicionit ose "interegnumëve" të ndryshme taktike, strategjike, gjeopolitike, konjukturale, nomenklaturale, ideologjike dhe të tjera në raport me Serbinë, tè vendosura nga  fuqitè e ndryshme europerèndimore nè emèr tè marèdhènieve ose raportève tè tyre me Rusinè dhe Kinèn etj.

Por, si duket jo!?

Presideti Biden dhe Administrata e tij në Washington DC, si duket kanë qëndrime të njëjta ose analogjike me Presidentin Trump dhe Administratën e tij në raport me Kosovën.

"E fortë është Rusia, nuni jem!" (sërish Nuni Palush). 

I koftë (qoftë) pirolla!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat