Meditim për dijetarin e poetin e ndritur Vexhi Buharaja

Kultura

Meditim për dijetarin e poetin e ndritur Vexhi Buharaja

Nga: Agim Xh. Dëshnica Më: 10 maj 2021 Në ora: 19:38
Vexhi Buharaja

Nga viti në vit po shohim, sesi po dalin në dritë nga mjegulla e kohëve të mohimit, njerëzit e nderuar të kombit tonë, të cilët bën emër duke pasuruar kulturën shqiptare me veprat që lanë. Një ndër ta, është poeti e dijetari Vexhi Buharaja nga Berati;

Berati, si përherë i mbërthyer në shkëmbij mbi humnera, kur vjen muaji i këndshëm i majit me qiell të kaltërt, hijeshohet nga larmia e ngjyrave dhe e luleve. Gjelbërimi i dendur harbon në kopshte e oborre shtëpish të bardha, një mbi një, mbi Osum, ku pasqyrohen lagjet, Mangalem e Goricë, përballë njera-tjetrës, nën pamjen e largët të malit Tomor, që ndërron veshjet sipas stinëve. Lumi shekullor pasi çlirohet nga trysnia e kenioneve, hyn e kalon përmes qytetit të lashtë me mërmërim, rrëshket nën tri ura, njera e varur, tjetra legjendare, duke u harkuar në qendër e në mbarim e treta, ku ndodhet lagjja Murat Çelepi në fushë dhe mbi shpatin perëndimor të Kalasë. Kjo pamje mahnitëse mbyllet nga mali i zgjatur i Shpiragut, i shtrirë sa gjatë e gjerë sikur fle nën qiell. Mbi të kur dita mbaron dielli përskuqet e dalë ngadalë shuhet e humbet matanë duke lënë pas muzgun e mbrëmjes mbi qytet e rrethinat me ullinj, pemë frutore e pisha mbi kodra e male. Gjithkush tek sodit qytetin nga kullat e Kalasë, nga lartësitë e malit të Goricës, nga dritaret plot dritë, nga parmakët anës lumit apo urat, sidomos nga rruga e ura e re dhe e gjerë e ndërtuar mbi zallishte në afërsi të Velabishtit si fillim i austotradës së ardhshme Berat-Tepelenë, pushtohet nga ajri i pastër, hareja e fymëzimi poetik. Lagjja Murat Çelepi dikur me ndërtesa monumentale, me rrugica të pastra dritë, bahçetë përrallore buzë lumit, në shekujt e shkuar mahniti udhëtarë si, Evlia Çelebiu, piktorë dhe shkrimtarë të huaj, nga vende të perëndimit e lindjes.

Berati njihet në histori si qyteti i moçëm me Kalanë, muret e portat e gurta të themeluara nga ilirianët, dhe shtëpitë me dritaret varg të kapura në shkëmbinj, teksa varen tatëpjetë rrugicave, me xhamitë e kishat pranë ditën shfaqen mbi ujë e urën e gurtë dhe takohem me shëpitë e bardha përballë në malin e Goricës, që prek qiellin, ndërsa natën yjet notojnë ndër valë. Tërë keto pamje de mitazhe vite pas nitesh frymëzuan breza këgëtarësh e poetësh.

Lindja e poetit dhe e dijetarit

Në këtë qytet tërë ato vlera ku jetuan e krijuan Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi dhe poeti kombëtar Naim Frashëri, në familjen e Ibrahim Buharasë më 12 maj 1920,, u lind një fëmi, u lind, një djalë, i cili do të quhej Vexhi. Një djalë, i cili do të nderonte fisin e Buharasë. . Një njeri, që do të shquhej për sjelljen fisnike. Dijetari i ardhshëm që do të ngrinte lart vlerat e Beratit dhe të atdheut. Një fetar i kulturuar i besimit ndaj Zotit. Një poet i dashurisë për njeriun e bukuritë e natyrës shqiptare. Bota letrare do ta njihte qysh në moshën 19 vjeç. me poezitë si, “Përpara Tomorit”, fituese e çmimit të parë, “Poeti”, “Zemrës”, “Shiu”, “Çudit’ e fshatit tim”, “Dua të jem flutur”, “Manushaqja”, etj. me nivel artistik dhe frymëzim poetik, të cilat të sjellin ndër mend Lasgush Poradecin. Të krijuara sipas traditës rilindase, shprehin ndjenjat e pastra të një njeriu të mirë. Vargjet me gjuhë të kulluar shqipe, rrjedhin ëmbël e natyrshëm. Pseudonimet “Valater Çokdari” e “Lulëzari” në atë kohë u njohën kudo. Vlerësimet për Buharanë u pasqyruan në shtypin e kohës, nga Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Ali Asllani, Nexhat Hakiu etj. Nga miq e të njohur meqe shumica e pjestarëve të familjes , zotëronte gjuhë të Lindjes së Mesme persishten. osmanishten dhe turqishten e re, u mbeti mbiemri Buharaja

Vexhi Buharaja pas mësimeveë të para në Berat, në vitin 1940 u vendos në Tiranë. Aty kreu me përfundime të shkëlqyera Medresenë e Lartë. Më pas dha mësim po në atë shkollë dhe drejtoi revistën “Kultura Islame”. Vitet 1940 -1944 i përkasin një krijimtarie të larmishme, në poezi e prozë, studime figurash e ngjarjesh historike, përkthime e redaktime punimesh për revistën. Në këto vite bashkëpunoi edhe me organe shtypi të kulturës si, “Njeriu”, “Tomori i Vogël” etj.

Drama e jetës së tij..

Vexhi Buharaja pas mësimeve të para në Berat, në vitin 1940 u vendos në Tiranë. Atje kreu me përfundime të shkëlqyera Medresenë e Lartë. Më pas dha mësim po në atë shkollë dhe drejtoi revistën “Kultura Islame”. Vitet 1940 -1944 i përkasin një krijimtarie të larmishme, në poezi e prozë, studime figurash e ngjarjesh historike, përkthime e redaktime punimesh për revistën. Në këto vite bashkëpunoi edhe me organe shtypi të kulturës si, “Njeriu”, “Tomori i Vogël” etj. Ernest Koliqi miratoi për të një burse të veçantë për vijimin e studimeve më lartë, në orientalistikë. Por këtë fat të rrallë nuk mundi ta gëzonte, madje për shkaqe familjare në fillim të vitit 1944, kthehet në Berat. Në ditët e premte, i ftuar në xhamitë kryesore të qytetit, tek jepte vas në shqip për çështje fetare e shoqërore, dëgjohej zëri i tij i ngrohtë me një oratori e filozofi të përkryer. Deri në vitin 1947 jep mësim në shkollat e qytetit. Në atë vit të zi për njerëzit e ditur, Vexhi Buharaja si shumë intelektualë të tjerë u arrestua!... Gjyqi komunist me akuzën për “agjitacion e propagandë”, e dënoi me 8 vjet burg. Biblioteka e vet e pasur u shtetëzua. Librat u mbartën me një kamion ndërtimi. Nga burgu e dërguan në kampin e Maliqit. Emrat: kënetë, kanal, Maliq, Roskoveç, Tërbuf, Çermë, na kujtojnë martirët atdhetarë, dijetarët e shquar, profesorët, inxhinerët e aftë, shkrimtarëi, njerëzit e shërbesave fetare etj. Pas burgut, Vexhi Buharaja për të siguruar jetesèn e familjes, iu nënshtrua një pune sfilitëse. Me duart e pafuqishme përdori sërish kazmën! Megjithatë penën dhe librat i mbajti pranë si mjetet e tij më të shtrenjta

botën letrare Vexhi Buharaja, u njoh si poet, qysh në moshën 19 vjeç. Poezi të tilla si, „Përpara Tomorit“, fituese e çmimit të parë, „Poeti“, „Zemrës“, „Shiu“, „Çudit’ e fshatit tim“, „Dua të jem flutur“, Manushaqja“ etj. për nga niveli artistik dhe frymëzimi poetik, të kujtojnë Lasgush Poradecin. Poezitë e tij të traditës rilindase, janë të skalitura e shprehin ndjenjat e pastra të një njeriu të mirë e me dhunti të dukshme.Vargjet me gjuhë të kulluar shqipe, rrjedhin ëmbël e natyrshëm. Pseudonimet „Valater Çokdari“ e „Lulëzari“ në atë kohë u njohën kudo. Vlerësimet për Buharanë u pasqyruan në shtypin e kohës, nga Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Ali Asllani, Nexhat Hakiu etj. Ernest Koliqi miratoi një bursë për të vijuar studimet për orientalistikë në Itali, veç këtë fat të rrallë për shkaqe familjare nuk mundi ta gëzonte madje në fillim të vitit 1944, kthehet në Berat

Burg e përndjekje mizore.

Deri në vitin 1947 jep mësim në shkollat e qytetit. Në atë vit të zi për shumë njerëz të ditur, befas dora e diktaturës goditi rreptë. Vexhi Buharaja si shumë të tjerë u arrestua. Gjyqi komunist pa ligje me akuzën për „axhitasion e propagandë“, e dënoi me tetë vjet burg. Librat ebibliotekës së tij të pasur, u shtetëzuan., Shkruesi i këtyre radhëve, atëhere në moshë shumë të re, në ato çaste pa me dhimbje, sesi librat e dëmtuara rëndë u mbartën me një kamion ndërtimi!.... Nga burgu e dërguan në kampin e Maliqit, tok me intelektualë të tjerë. Emrat: Kënetë, Kanal, Maliq, Roskoveç, Tërbuf, Çermë, na kujtojnë martirët patriotë, inxhinerët e aftë, dijetarët e shquar, profesorët, shkrimtarët, e predikuesit e feve.

Pas burgut, Vexhi Buharaja për të mbajtur familjen, iu nënshtrua sërish punës së krahut. Me duart e pafuqishme, të përdorte s kazmën! Megjithatë penën dhe librat nuk i la kurrë pas dore.

Frymëmarrja e krimtarisë

Në vitet, kur diktatura do të ndalte përkohësisht hovin vrastar, lejohet të kthehet në arsim

. Në shkollat e mesme jep lëndën e gjuhës ruse, të mësuar në burg. E shohim të punojë për Muzeun e Beratit. Kur institucionet shkencore të asaj kohe, patën mjaft nevojë për dijet e tij, në vitin 1965, pranohet të bshkëponojë m studime shkencorr në Institutin e Historisë, Gjuhës e Letërsisë të UT, më vonë të Akademisë së Shkencave. Për Vexhi Buharanë nisi një punë e pashterur hulumtuese dhe krijuese. Shquhet për punë cilësore për historinë e Shqipërisë. Kjo u pa në shkrimet e shkëlqyera, ndërmjet tyre kumtesa për Gjergj Kastrotin- Skënderbe, me rastin e 500 vjetorit të lindjes, mbajtur në një sesion shkencor në Berat. Të një rëndësie të veçantë janë përkthimet e tij. Siç dihet në vitet e diktaturës shumë poetë e shkrimtarë të paraluftës, u burgosën ose u lanë mënjanë. Mundësia e vetme për të mbijetuar e për të shprehur aftësitë e tyre, ishin përkthimet e shkrimeve politike, e poezive dhe romaneve të letërsisë së huaj. Të tillë qenë, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli. Vedat Kokona, Sotir Caci etj. Këtë fat pati dhe Vexhi Buharaja. Në Instituni e Historisë, përktheu qindra dokumente arkivore turke që hedhin dritë mbi kohën e pushtimit osman. Me vlera kombëtare janë përkthimet e Defterëve (regjistrave) të administratës turke. Përkthimi i shkrimeve dhe letrave në turqisht të rilindësve tanë, si Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Dervish Hima etj. Ndihmesa e tij, shkëlqeu sidomos në studimet shkencore, për toponimet , transkriptimin e përkthimin e mbishkrimeve në gjuhën osmanisht, në shumë rrethe të vendit, në ndërtesat fetare, në kështjella, në kulla sahatesh, në ura, në shtëpitë e lashta etj. Një nga veprat e tij me titullin, „Monumente të kulturës turko-arabe“ përmban rreth 300 mbishkrime, e një kohe që nis nga shekulli XV deri në shekullin XX. Shumë studjues për temat e tyre përdornin punimet e tij. Kur përmendnin burimin e lëndës, shënonin shkurt formulën, „sipas arkivit të Institutit të Historisë“ Pra, e gjithë kjo veprimtari e Vexhi Buharasë, kaloi në heshtje. Shpesh në konferenca kombëtare këto arritje, i përfaqësuan të tjerët, të cilët ishin nën nivelin e tij kulturor. Megjithatë ato u vlerësuan nga dijetarët vendas e të huaj si, gjuhëtari i madh Prof. Eqrem Çabej, orientalisti Myqerem Janina, orientalisti gjerman Prof. Franc Babinger etj.

Në lëmin e letërsisë, përveç poezive e shkrimeve të Vexhi Buharasë, njihen përkthimet në shqip, si drama „Besa“ e Sami Frashërit, krijimet e poetëve persë e turq. Me një interes të veçantë u prit nga lexuesit, botimi në shqip i veprës së Saadiut „Gjylistanit dhe Bostani“, perlë e poezisë botërore. Po nga kjo gjuhë ai shqipëron dhe një kryevepër tjetër, „Shahname-në“ e Firdusiut. Përgatiti dhe një antologji me poezi të zgjedhura të poetëve persianë.

Për letërsinë tonë e një rëndësie të veçantë, është dhe kthimi shkëlqyeshëm në shqip nga Vexhi Buharaja i dy vëllimeve me poezi në gjuhën persishte të Naimit, „Endërrimet“ ( Tahajjulat) dhe „Katër Stinët.“ Sipas një letre publçisti N J, i njohur si hartues antologjish me shkrime autorësh shqiptarë, kërkoi prej tij ndihmë për një kumtesë, rreth këtyre dy librave. Lasgush Poradeci për ato punë arti, shkruante:“ Për mua dy janë të mëdhenj në fushën e përkthimeve nga gjuha perse, i madhi Noli në Amerikë dhe i madhi Buharaja këtu.“ Prof. Eqrem Çabej pas leximit të „Gjylistanit“ u shpreh : “Mjaftonte vetëm studimi hyrës, shënimet sqaruese dhe fjalori enciklopedik, që Vexhi Buharaja të meritonte gradë shkencore.“

Siç del nga letrat, i dashur dhe bujar shpesh punimet e veta të pabotuara ua jepte të tjerëve si burim për temat që kishin në program. Si shpërblim pas kërkesash të lodhëshme, disa ktheheshin e disa humbisnin.

Largimi nga puna shkencore

Kur diktatura me luftën e klasave u zgjua më e tërbuar në vitin 1975, Vexhi Buharaja, u pushua nga puna. Ky veprim i mbrapsht u prit me pakënqësi të thellë nga intelektualët e ndershëm. Në letrën e dijetarit të njohur Samim Visoka, dërguar Institutit të Historisë dhe Akademisë së Shkencave, ku sekretari shkencor L. Omari mbulonte kuadrin, midis të tjerave lexojmë: „S’ka dyshim se elementë si Vexhi Buharaja nuk duhen pushuar nga puna, po duhet të ruhen e të mbrohen si diçka shumë e vlefshme, sepse siç e dini ju vetë, jeta, mosha, po i rrallon këta specialistë me vlera të mëdha në fushën e orientalistikës. Elementë të tillë si Vexhi Buharaja janë perlë...“

Vexhi Buharaja, i prekur, por aspak i thyer, sado i larguar nga punët shkencore të Institutit, vijoi të merrej me letërsi e shkencë. Pushtetarët e pa shkollën duhur në Berat për ta fyer më tej këtë njeri të madh, e caktojnë arkëtar . Megjithatë populli i Beratit si përherë e nderonte dhe mburrej me të. Ashtu si më parë, Të gjithë ata që patën fatin të takonin Vexhi Buharanë, njohën njeriun idealist e gojëmbël, poetin e hijshëm të lirisë, dijetarin serioz e bujar, profesorin e vërtetë shqiptar. Kuptimplotë ishte sjellja fisnike e kryetari të Akademisë së Shkencave prof. Aleks Budës, i cili sa herë vinte ne Berat takonte poetin e dijetarin Buharjaa dhe duke bisedua, ecte tok me të, në shetitoren e qytetit. Herë herë miq të shquar ne histori, kur ktheshin të përmalluar në qytetin e lindjes, takoheshin e bisedonin me Vexhiun, larg përgjuesve në shtëpi. Më vonë shtëpia e Buharasë dhe e atdhetarëve të tjerë beratas, do të shembeshin barbarisht. U shkatërrua, pjesa më të bukur e më të lashtë e lagjes Murat Çelepi. Kjo zonë,dikur me ndërtesa monumentale, rrugica e pastra e bahçet buzë lumit, shumë vite më parë gjallëronte pranë lumit

Vexhi Buharaja, me krijimtarinë e pasur tashmë njihet kudo, si poet, publicist, fetar-filozof, orientalist, historian, përkthyes, njohës e zotërues i 10 gjuhëve, më s’pari, gjuhët klasike të Lindjes: persisht, arabisht, osmanisht turqishten e re e rusisht. Pas tyre, nga gjuhët e perëndimit: anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe italisht.

Shuarja e kriimtarisë

Në prag të ndryshimeve të mëdha historike, pas një sëmundje të rëndë dhe në një gjendje ekonomike të vështirë, Vexhi Buharaja do të ndahej nga jeta, më 6 korrik 1987. Erdhi pra në jetë në muajin maj të poetëve, dhe iku i pafat, kur po ndihej era e lirisë... Mykerem Janina, viktimë dhe ky i regjimit komunist, shkruante me dhimbje: “U mbulua me atë bashkë një thesar, një dritë dijesh...një burrë karakteri e virtutesh të rralla..“ Poe Visar Zhiti i ka kushtuar poezinë:

VDEKJA E PERKTHYESIT TE SAADIUT

Ecët zbathur në shkretëtirë.

Për dore e more Saadiun

dhe e solle në shtëpitë tona

mysafir.

Por ty të harruam. Megjithëse edhe rëra

ka kujtesë gjurmësh.

Prisnim të ikje që të dinim ç’humbëm

Përsëri vdiq Saadiu dhe e futëm në arkivolin

tënd...

Si mirazh

lëkunden në ajër

qindra duar të ngritura lart

që të mbajnë Ty, shenjtor, dhe të çojnë

në asnjë varr.

e idhujt u shembën dhe ranë. Në vitin 1993, Buharaja u nderua me titullin „Qytetar Nderi“ i Beratit dhe „Mësues i Popullit“ (postmortum). Biblioteka e Beratit mban emrin e tij. Në kohët e sotme për të ndër tubime shkencore, mbahen kumtesa të posaçme. Janë botuar nga dijetarë e publicistë shkrime në libra, revista, gazeta. Një libër me vlerë, me pjesë të zgjedhura të Buharasë, përgatiti e botoi në vitin 1995 historiani Ahmet Kondo. Libri mban titullin “Vexhi Buharaja-Njeriu, poeti, dijetari.” me një portret nga piktori Sadik Kaceli. Me këtë rast Ambasada e Republikës Islamike shprehu respektin për këtë “personalitet të lartë që ka luajtur një rol të madh për lidhjen e kulturave dhe letërsive të Iranit dhe Shqipërisë.” Gjithashtu poeti e përkthyesi Yzedin Hima, ka botuar librin, “Vexhi Buharaja pa mite e mjegull”. Vexhhi Buharaj përkujtohet edhe në librin”, Antologjia e Krimit Komunist”, botuar në vitin 2006, nga Qendra Shqiptare e

Rehabilitimit të Traumës e Torturës. Nërkohë shumë nga nxënësit e vet shkruajnë me nderim, dhimbje dhe në kujtime e tyre ringjallin njeriun e mirë, poetin qiellor me fjalë shpirti, si këto:

“Vexhiu ishte DRITA. Një dritë që vinte pas një bubullime. Një shpërthim që e goditi me mënyrën që ai sistem donte ta godiste. O ZOT, si heshtte ai njeri? SI??? Si kishte harruar se në gojën e një njeriu është edhe urimi, por edhe mallkimi? Edhe urrejtja. edhe përbuzja. Dhe ai, kishte të drejtë që shumë e shumë herë, shumë e shumë ditë të jetës së tij që rridhte me të gjitha dritëhijet njerëzore, të ishte Kapedani më i saktë i kritikës ndaj atyre mosmirënjohësve. i atyre që nuk kishin dëshirë që ta hapsanonin në burgje thjeshtë me një numër në rrobat me vija. Dhe mund ta bënin këtë, kur të donin. Në çdo orë të ditës e natës. Në çdo cep të vendit ku ai udhëtonte. Në çdo zyrë apo kuvli zyrtare ku përkthente deri vonë ndonëse kishte edhe uri. Kishte edhe ftohtë.”

Në një kohë kur jepen shpërblime dhe tituj nderi për shumë vetë të artit e shkencës, ndoshta dhe disa persekutorëve të tij, Qeveria, Komuniteti Mysliman dhe institucionet kulturore serioze, duhet ta nderojnë njeriun, poetin e dijetarin Vexhi Buharaja, duke e vendosur në radhët e para të njerëzve të shquar të kombit, Ai nuk i takon vetëm Beratit, po tërë Shqipërisë. Emri dhe vepra e Vexhi Buharasë, jetojnë, shpirti i pastër prej shenjtori prehet pranë Zotit.

Veprat:

-Poezi e skica letrare.( 1939- 1943);

-Botime në revista e gazeta, me temë nga bota islame e persiane, (1940-1944)

-Veprimtari fetare.

-Shqipërime nga Sami Frashëri dhe Naimi.

-Shqipërime nga Saadiu, Firdusiu, Xhamiu, Rumiu,

etj.

-Shkrime për historinë e Shqipërisë.

-Histori nga jeta dhe lëvizjet për liri e pavarësi kombëtare në Berat.

-Studime dhe përkthime dokumentesh arkivore dhe letrash

me vlerë për historinë e Shqipërisë.

-Veprimtari kërkimore për pasurimin e Muzetut të Beratit.

- Letërkëmbimi.

-Poezi e shkrime të pabotuara.

Japim një nga poezitë e veta dhe dy pjesë, nga shqipërimi i “Gjylistani”-it të Saadiut..

VEXHI BUHARAJA.

PERPARA TOMORIT*

- Fragment-

Bukuri këputur qiejësh mbi Tomorin sonte bie,

Më pushton që prej së largu dhe një shpirt prej lashtërie,

Si shkëndi, si rreze dielli, po afrohet valë valë,

Ndënëqesh me mall të nxehur pastaj hapet me ngadalë,

Edhe zbret si yll i ndezur ku shkon jeta në mjerime:

Gjer në fund të natës sime.

Dhe kjo dritë dhe kjo flakë që po ndez një qiell floriri,

Që po qesh nga maj’ e malit si një diell ndaj të gdhirë,

Gaz’ i lar’ me drit’ thëngjilli që pikoi vetvetiu

Edhe gaz’ i Afërditës që së lartësh vetëtiu

Nga dy buz’ si trëndafili edhe ra në ëmbëlsime:

Gjer në fund të natës sime.

Zog’ i shpirtit tundi krahët mbi Tomorin fluturoi!

Shpuzë’ e mallit po valvitet, trete helmin, ligjëro!

Thuaja si ia thot’ bariu kur dgjon zën’ e gugashit

Shko si shkon syr’ i gjahtarit nëpër udhën e larashit,

Qesh si qesh një shtizë hëne përmbi faqen e dëborës,

Ndrin si ndrin një fije ari mu në buzën e kurorës

Dhe këndo posi bilbili me aq mall e drithërime

Gjer në fund të ditës sime.

Nga poezia persiane:

SAADIU GJYLISTANI

GEZO JETEN

Sonte duket se pa kohë këndoi gjeli te qymezi

Se dashnorët s’janë puthur, s’janë rrokur as për mezi

Ndrin fytyra e mikeshës në mes flokësh dredha-dredha

Posi sumbull e fildishtë në bastun prej abanozi.

Gjersa syri i intrigës po dremit në gjum ti çohu!

Gezo jetën, të mos digjet si një flakë që nuk ndezi

Gjersa s’ke dëgjuar daullet në pallat të Atabegut.

Ose lart nga minareja gjersa thirrur s’ka mëngjezi

S’është punë mënçurie të largosh të nxehtat buzë

Që nga buz’ e sy-këndezes, pse këndoka kot këndezi.

--------------

S’JAM LYPES

O Saadi. më thonë bota, pse jeton në varfëri?

Ke burime që s’të lënë që të heqësh lemeri

Ti me vjershën mbretërore more bujë si një mbret,

Pse të shtypin kështu vallë breng, e vuajtje pa kufi?

Kaqë mbretër të lëvdojnë, kaq visare po të vijnë

Nuk e di se pa visare do kesh lotë edhe zi.

. Vexhi Buharaja, ka lënë disa shkrime të pabotuara apo në dorëshkrim, të cilat janë pasuri e kulturës sonë kombëtare.

Shumë thonë se, sqifteri rron më mirë se simurgu*

Ai kërma ha për ditë, ky të ndotë s’qas në gji

S’do të ndodhë kjo tek unë, te sovranët s’do të shkoj

S’do të endem nëpër portat si lypsar e duaxhi.

Dhe gjilpërën po të lypësh, sikur ule përmbi gjëmba,

Çdo e lypur nëpër mbretër është turp e lebeti.

* Simurg-

------------------

FIRDEUSIU

SHAH-NAMEJA

( Jepet poezia e parë dhe fundit, nga libri i botuar në shqip.)

TAHMUREZI

Një djalë të mençur Hushengu na kish

Tahmurez divlidhësin me shpirt fildish.

Me bujë ky hipi në fronin e t’et,

Në mes ngjeshi brezin që ngjishte çdo mbret.

I thirri mobedët, që ishin në ushtri,

Pastaj seç u foli me shumë rtësi:

„ Selinë e lartë sot unë e mora,

Rreth meje shkëlqejnë thesari, kurora.

Të ligën nga bota me sulm do ta shporr,

Që strehë për njerëzit ta bëj këtë oborr.

Dhe duart t’u priten kudo që ka djaj

Khediv i polemit të bëhem pastaj.

Për ju do nxjerr sheshitt të fshehtën e vyer,

Ta nzgjidh nga zinxhrët ku është mbërthyer.

-

SIJAVUSHI PER TE TRETEN HERE

NE HAREM

E ulur mbi fronin krenarja shaheshë,

Me të artën kurorë, me vëthë në veshë.

Sërish urdhëroi që princi i ri,

Të vinte patjetër në haremin e zi.

Tha: „ Mbreti peshqesh ty të ka dërguar,

Stof, fron dhe kurorë, që s’kanë të çmuar.

Dhe unë ty çupën ta jap, o xhanan,
Por shih sa e bukur dhe e hijshme jam!

E si nuk të joshka hiç kjo dashuri,

Kjo pamje, ky ashk, dhe ky shtat selvi?!

Që prej shtatë vjetësh kam rënë në lak,

Mbi faqet veç lotë, përzier me gjak.

Të lash të më falësh veç pak dashuri,

Sikur dhe një ditë nga e jotja rini.

Yt atë dhurata të dha pa hesap,

Po unë kurorën dhe botën të jap.

Por po s’ma shove ti epshin që kam,

Dhe po nuk i vure kësaj plage balsam,

Ti fronin e mbretit, ta dish, nuk e merr,

Ta kam për ta kthyer gjithë jetën në ferr.“

--------------------

Shënim: vazhdimi i tekstit të përkthimit


Përfudim.

Emri i Vexhi Buharasë, tashmë njihet kudo si: poet, publicist, fetar-filozof, orientalist, historian, përkthyes, njohës e zotërues i 10 gjuhëve. Së pari, gjuhët klasike të Lindjes Islame: persisht, arabisht, osmanisht dhe turqishte e re. Së dyti. gjuhët e perëndimit: anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe italisht. Së fundi rusisht. Lexuesi pak kohë më pare u njoh edhe me shqipërimin e përkryer të „Shah-Name-së“ së Firdusiut, një kryevepër tjetër botërore, e lënë në dorëshkrim nga Vexhi Buharaja.

Poezi kushtuar Vexhi Buharasë, nga utori i shkmit

KUR IKTE BUHARAJA

Kush ia thot' aty matanë

me një fyell që përvëlon?

Vexhi Buharaja

Nën hijen Kalasë,

ku çohej drejt për qiell,

minare e rrënuar,

nuk rrjedh më çezmë e vjetër,

nën gurët e latuar.

S'dëgjohet më këmbana,

jehona tej Beratit,

shkallmuar, rrafsh me tokën,

hesht Kulla e Sahatit…

Sofati i xhamisë,

i heshtur e pa jetë,

askush nuk falet

te sallë e shkretë.

Asnjë shandan, asnjë qiri

dhe Libri i Shenjtë i fshehur rri.

S'dëgjohet më nga larg,

as thirrje e myezinit.

S'këndon me fjalë të urtë,

fjalën shqip,

Firdusi si qëmoti,

veç shpirt e mendje e thellë,

me besë i falen Zotit.

Kur nata shkon e dita kthen sërish,

as hije, as fresk, as fëshfërimë selvish,

veç fryma e Tomorit

në gërmadhë ka zbritur,

e qan se fluturoi e shkoi,

bibili i ndritur.

Mos shkoi te Mali i Thatë

e yjet lasgushiane gjen,

apo ku hesht lopata në Liqen?

A mbi Tomor ndër lule dimërore,

dëgjon i lumturuar,

xhuranë baritore?

Takon Naimin,

në male e pyje, bukurinë,

larg prangash e qelisë,

dhunës, padrejtësisë.

Ndër hulumtime zhytet,

në shekuj historie,

ndër bëma Skenderiane,

shpatash trimërie,

me arbër legjendarë,

ndeshje për lirinë.

Lë librat, meditimet

e penën mbi letër,

me shpresë rilindjesh

në një kohë tjetër.

Hipur deveve në karvane,

niset për shtegtim,

me Shahnamenë në duar,

me shqipe plot shkëlqim.

Në fund të shkretëtirës,

kanë dalë Firdusiu dhe Sadiu,

me çallma, bardhë dëborë,

se ja, po vjen, po vjen Vexhiu.

* * *.

Poeti i hijshëm

me tungjatjeta, kur vije,

gëzonin dyer, dritare,

mure me gurë shtëpish

në sheshe e faqe tatëpjeta,

bahçetë me fryta,

lule e fletë të blerta.

* * *

Nga hija-kullë e Sahatit

jehon këmbana tej Beratit.

Osumi nëpër urë kalon,

zhurmon e diç mendon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat