Rasim Zeneli, i plagosuri i parë pas demonstratave të vitit 1981

Kultura

Rasim Zeneli, i plagosuri i parë pas demonstratave të vitit 1981

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 14 maj 2021 Në ora: 20:31
Gani I. Mehmeti

Më 14 prill u bënë plot 40 vite nga atentati në veprimtarin e shquar të çështjes Kombëtare Shqiptare në luftë për çlirimin e Kosovës, RASIM ZENELI, veprimtar i denjë dhe në udhëheqësinë e“Besëlidhjes Kombëtare Shqiptare”, kryetar i së cilës ishte Emin Fazlia, alias Emil Kastrioti.

Kishte pak ditë pas demonstratave masive të një e dy prillit 1981 në Kosovë për të drejtat e popullit shqiptar në Jugosllavi. Shërbimi sekret jugosllav, sidomos ai serb ishte organizuar pothuaj në të gjitha shtetet perëndimore ku kishte shqiptarë, sidomos në Gjermani, ku numri i shqiptarëve ishte më i madh dhe ku kishin filluar organizimet për mbështetjen e demonstratave në Kosovë dhe për akrtivitetet për çlirim.

Rasim zeneli ishte një veprimtar i shquar, për të cilin kishte kuptuar UDB-a nga njerëzit e saj, ndaj të cilit planifikuan të ndrëmarrin atentatin.

Se si u organizua atentati ndaj Rasim Zenelit, do të mësohet nga shkrime të mëposhtme, që kam marrë nga interneti nga ata që ishin të lidhur me Rasimin e që kishin shkruar për të atë kohë e më vonë.

Dëshmohet involvimi i shërbimit sekret jugosllav[1]

Çfarë rëndësie kanë aktivitetet e shqiptarëve në ekzil për Beogradin nuk e dëshmon vetëm masakra në Heilbronn. I ngjashëm ishte edhe një aksion i madh i shërbimit sekret serb në fillim të vitit, kur bashkëkombësi Rasim Zenelaj u mor në shënjestër. Zenelaj ka qenë një anëtar udhëheqës i "Besëlidhjes Kombëtare Shqiptare". Me gjuajtjet nga pistoleta në kundërshtarin e qeverisë, Zenelaj, i cili e mbijetoi edhe pse i lënduar rëndë i shpëtoi atentatit, u dëshmua për herë të parë drejtimi i ri i shërbimit sekret jugosllav.Për ta mënjanuar Zenelajn, Beogradi kishte kurdisur plane të kushtueshme. Kishte nisur disa agjentë, madje kanë rrezikuar edhe dikë nga zyrtarë të konsullatës dhe kanë eksponuar ndihmësit e heshtur. Megjithatë plani dështoi dhe pjesëmarrësit u zbuluan: Në procesin e nisur atë kohë kundër përgjegjësve të atentatit qartësohet edhe më shumë implikimi i zyrtarëve jugosllavë në ndjekjen e emigrantëve me metoda drastike.

Kah fundi i 70-tave të shekullit XX, ishte ngritur një agjent i mëhershëm në gradë të konsullit. Me emrin Salih Salihi ai u shfaq më vonë me shërbim diplomatik për vendin e tij në Republikën Federale Gjermane, së pari në Konsullatën e

Baba e bir:Shaban Zeneli dhe Rasimi i plagosur më 14. 4. 1981.

Përgjithshme në Hamburg dhe pastaj në Konsullatën e Përgjithshme në Frankfurt. Atje u vendos i pajisur me një dokument identifikimi si zyrtar me nr. 6750 në cilësinë e rojës. Në Frankfurt vepronte edhe një kolegë tjetër i shërbimit sekret, si zyrtar i lartë i konsullatës me dokument identifikimi nr. 6322, i firmuar me emrin Svetozar Mirjaqiç, i quajtur "Tozo". Një besnik me rang të lartë i këtyre dy shërbyesve ishte Rade Surla, një partizan i hershëm, që kohët e fundit punonte në një ndërmarrje ndërtimi në Frankfurt.

Surla i vizitonte shokët e konsullatës dhe i informonte ata për veprimtaritë e njerëzve në ekzil. Njëherë, siç i kujtohet shoferit të tij, e vizitoi dikush vetë Surlën. Mysafiri kërcënues (Surla shoferit: "Duhet me ju ruejt këtij njeriu") ishte gjenerali i shërbimit sekret, Milan Shashiç.

Në mars të vitit 1981, mënjëherë pas shpërthimit të trazirave në Kosovë, filloi të veprojë treshi në Frankfurt. Salihi gjurmonte shprehitë e jetës së Zenelajve dhe i dërgonte Tozos informacione. Edhe Surla filloi të veprojë, kur u përfundua plani konkret i vrasjes. Disa gjurmë dhe dëshmitarë dokumentojnë se me sa përkushtim kanë vepruar agjentët.

Agjenti i parë të cilin e caktuan për Zenelajn ishte një kroat në ekzil, por ai demaskoi urdhërdhënësit nëpërmes deklaratave të tij në procesin gjygjësor. As agjenti i dytë nuk e mbajti fshehtësinë. Ante Kujundzic ishte rekrutuar nga Tozo si vrasës, kur iu hap shokëve të tij kroatë në ekzil. Së shpejti policia gjermane i dinte hollësitë e përgatitjeve për atentat.

Organet gjermane nuk kishin vepruar në mënyrë të kujdesshme. Kroatit Ante Kujundzic i kishte folur një bashkëkombës i panjohur në prill të vitit 1981, në stacionin e trenit në Frankfurt. I kishte thënë me e thirrë një "person me rëndësi" dhe t'i paraqitet me emrin "Studenti i muzikës". Pastaj i kishte dhënë një numër të telefonit - 21 77 01 - dhe e kishte udhëzuar që kur të thirrte secilën shifër ta mbledhte me numrin dy.

Në lidhjen telefonike 43 99 23 ishte lajmëruar Konsullata e Përgjithshme Jugosllave. Kështu ishte vendosur kontakti me Tozo-n. Kujundzic-in e kishin urdhëruar për ta gjurmuar shqiptarin Zenelaj. Si shpërblim atij Tozo i ofronte para, dokumente të reja dhe përkrahje për ta fituar azilin politik në Republikën Federale Gjermane.

një takim tjetër Tozo ia dha një pasaportë, për çdo rast, nëse duhej ta lëshonte vendin shpejt. Kujundzic: "E pata të kjartë se me siguri duhej ta vrisja dikë". Agjenti hoqi dorë nga ky plan dhe i informoi autoritetet gjermane. Si rrjedhim, policia e mori në mbrojtje të rrezikuarin Zenelaj. Për t`ua treguar komplotistëve këtë, policët gjermanë e dërguan Zenelajn demonstrativisht për të shëtitur para Konsullatës Jugosllave. Një herë tjetër duke shëtitur në një kopsht zoologjik, Zenelajn me përcjellësit e tij e vëzhgonin agjentët jugosllavë dhe kështu ata u vërejtën edhe njëherë nga gjermanët. Zenelaj ra në rrezik me mendjelehtësinë e vet: Ai kishte treguar në rrethin shoqëror se ishte i mbrojtur dyfish, d.m.th. edhe me një jelek antiplumb. Njëri që e kishte dëgjuar këtë ishte nën shërbimin e Surla-s. Kështu jugosllavët e planifikuan një plan, që kundërshtarin e tyre ta manovronin në një situatë, që ai të detyrohet ta zhvesh jelekun e tij antiplumb. Një grua duhej ta kryente këtë punë dhe pastaj ta godiste me pistoletë.

Si ndihmëse u gjet shpejt bjondina serbe, Zorica Aleksiç. Ajo jetonte pa të ardhura dhe pa punë në afërsi të Darmstadt-it. Nëpërmjet kërcënimeve si dhe nëpërmjet premtimit se do t`ia japin 2000 DM, e bindën atë. Ishte aranzhuar një takim me gruan dhe viktimën e saj. Rasim Zenelaj e kishte marrë agjenten në apartamentin e tij. Kur doli gruaja me pistoletë nga banja, Zenelaj e kishte zhveshur jelekun antiplumb. Prej pesë goditjeve në afërsi të zemrës, Zenelaj falimentoi. Zorica Aleksiç, autorja kishte ikur dhe në hyrjen e shtëpisë e kishin pritur Surla me shoferin e tij. Zorica Aleksic ua kishte kthyer armën dhe i kishte marrë paratë bashkë me një tiketë për Beograd. Me një Volvo ishin nisur mënjëherë për në aeroportin e Frankfurtit. Mirëpo, serbja nuk mundi ta lëshonte vendin.

Fqinjtë, e alarmuar nga krismat, i kishin lajmëruar policinë menjëherë. Rastësisht e kishin dëgjuar këtë lajm në radiolidhje edhe policët të cilët ishin të ngarkuar me mbrojtjen e Zenelajt. Një gjurmim i shpejtë në rrethin shoqëror të viktimës i çoi policët te Zorica, e cila pak më vonë u arrestua në aeroport. Zyrtarët e konsullatës Tozo dhe Salihi janë urdhëruar të kthehen në Jugosllavi. Surla mundi të ikte që në ditën e atentatit. Surla u paralajmërua me anë të telefonit dhe ishte përgjigjur: "në rregull". Pastaj shoferi, i cili ishte dëshmitar i kësaj telefonate, e kishte dërguar me ngut përtej kufirit, në Strasburg në hotelin Holiday Inn. Aty humbën gjurmët e tij. Dështimi, si duket, nuk e ka dëshpëruar UDB-në. Një vërtetim është 10 tetori 1981 në Bruksel: Atje ishte vrarë një shqiptar me emrin Vehbi Ibrahimi në rrugë para banesës së tij, me një pistoletë të kalibrit 7.65.

Gruaja e tij, e cila ishte me të, ishte lënduar rëndë nga goditjet. Ibrahimi ka qenë nënkryetar i "Besëlidhjes shqiptare". Organet shtetërore gjermane tash, pas atentateve në Zenelajn dhe Ibrahimin duhej ta mbronin kryetarin, Emin Fazlija. Ai banonte te Göppingeni dhe ka qenë i njohur te fqinjtë si "një burrë i vjetër dhe i rrespektuar". Policët kompetentë ishin të brengosur se "mos do ta vrasin edhe atë". Që prej atëherë, Fazlija është nën mbrojtje dhe nuk lajmërohet më në lidhjen telefonike të mëparshme. Policët nuk gjejnë gati fare përkrahje politike në luftën kundër kësaj lufte ilegale. Në të vërtetë ekziston një marrëveshje në mes të Bonn-it dhe Beogradit për të përkrahur njëri-tjetrin në rast atentati. Herë pas herë ndërrohen informata për ardhjen e lëndëve shpërthyese ose të ndonjë arme. Mirëpo sa pak rëndësi ka kooperimi në mes dy shteteve për palën serbe e vërtetojnë atentatet. Zyra federale kundër krimit ka regjistruar se kur janë bërë atentate në kroatët në ekzil, në shumicën e rasteve UDB-ja ka përdorur pistoleta, të cilat gjuajnë me rrotullim djathtor rreth boshtit, edhe pse shumica e pistoletave të këtij lloji gjuajnë me rrotullim majtor rreth boshtit. Organizatorët e atentateve as që e kanë pa të arsyeshme ta maskojnë këtë dallim.

Kur ranë në rrjetin e policisë jugosllave katër anëtarë të RAF-it gjerman, jugosllavët prezentuan një listë me kroatë që lypeshin urgjentisht për t`i ndërruar ata. Zyrtarët gjermanë e refuzuan këtë dhe Beogradi i lëshoi anëtarët e RAF-it. Nëse mund të flitet për bashkëpunim në mes të policisë gjermane dhe asaj jugosllave, ana gjermane ankohet. Në vend që t`i përcjellin shkaktarët, jugosllavët japin vetëm këshilla në kërkesën e motiveve: "grindje për çështje nderi", "grindje për femra", "hakmarrje përreth stacionit të trenit" ose "tregti armësh" janë konfliktet e vërteta.

Politikanët jugosllavë e mohojnë kategorikisht implikimin e policisë sekrete jugosllave në këto raste. Lidhje me këtë ka bisedime të rregullta në mes të Ministrisë së Brendshme gjermane dhe kolegëve beogradas. Ministri i Punëve të Brendshme, Franjo Herljeviç, një gjeneral i vjetër partizan dhe bashkudhëtar i Titos, i demanton gjithmonë dhe deklaron se policia sekrete jugosllave nuk është duke vepruar në Republikën Federale Gjermane. Kur kishte pyetur deputeti i CSU-së, Fritz Wittmann, në vjeshtë të vitit 1981, se cilat janë reagimet e Bonn-it lidhur me sjelljet e Beogradit, e mori një përgjigje të shmangshme. Bonn-i shprehet lidhur me këtë, thoshte ministrja Hildegard Hamm-Brücher, vetëm atje ku është e arsyeshme dhe e dobishme. Krahas proceseve gjyqësore ka aty-këtu edhe vetëdëshmi për veprime të UDB-së. Në Ambasadën Jugosllave ka qenë një diplomat bashkëbisedues i policisë gjermane, Tomo Renac, i cili pyetjet vetëm i përcillte për Beograd dhe kurrë nuk përgjigjej. Në shumicën e rasteve vetëm i rrudhte krahët. Arsyen për këtë stil të mbajtur gjermanët e nuhatën, kur ra në duar të tyre një letër që Renac e kishte dërguar në Beograd. Aty Renac, si një agjent i ofenduar ankohej se: "Po mundohen me masa propagandistike dhe penale për t`i bërë të pamundura aktivitetet e sigurimit të shtetit jugosllav në RF të Gjermanisë”. Në një pritje shefi i policisë së Bonn-it ka tërhequr vëmendjen se kishte fakte se diplomacia jogosllave është tepër aktive në RFGJ. Kjo na detyron të vijmë në përfundim se puna në RF të Gjermanisë është bërë shumë e komplikuar". Hetuesit gjermanë nuk prisnin shpërblim nga shërbimet jugosllave. Kur para pak kohe një prokuror i Frankfurtit paralojmëroi se në rastin e shqiptarit Zenelaj së shpejti do të fillojë me marrë "hetime në Jugosllavi", nuk deshi askush t`i jepte zemër. Një mbrojtës i shtetit në Bonn tha: "Lidhur me këtë, ne vetëm kemi qeshur".[2]

Rasim Zeneli është viktima e parë jashtë nga shqiptarët pas demonstratave të vitit 1981. Me gjasë, jugosllavët, si diplomatë e agjentë të fortë, dijnë kujt t’i bijnë, në mënyrë që ta parandalojnë aktivitetin shqiptar në shtetet perëndimore për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Planet serbe për vrasjen e shqiptarëve bëhen në UDB-në jugosllave, të cilët nuk kursenin asgjë për të ardhur deri tek qëllimi i tyre – parandalimi i shqiptarëve për çlirimin e tyre nga dhuna serbe.

Rasim Zeneli është djali më i vogël i Shaban Osman Zenelit, njërit nga stërnipërit e Demë Ahmetit në Mavriq të Llapit. Djali i madh i Shabanit, apo vëllai i madh i Rasimit, Rexhepi, qe vrarë në vitin 1944, në betejën e njohur të Uglarit kundër forcave çetniko-partizane serbe që po komandonte Peko Dapçeviqi. Shabani kishte shtatë djem gjithsej, por, secili ka vendin e vet. Mirëpo, djemtë, pasuria, njeriu vetë, i popullit, më parë duhet të jetë i shtetit, kur ai ka nevojë, e pastaj i vetëvetes dhe i familjes. Në raste robërie, për ta fituar lirinë, dikush duhet të sakrifikohet. Xha Shabani sakrifikoi dy djem – të madhin Rexhepin, më 1944 dhe të voglin, Rasimin me 1981, gati 40 vjet në mes.

Shaban Zeneli dhe autori, Gani Mehmeti, djathtas. 1974, Sllatinë.

Shkruar nga XHAFER LECI[3]

Rasim Zeneli ka qenë dhe mbetet një veprimtar i denjë i “Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare”, e themeluar dhe e drejtuar më përkushtim të madh kombëtar nga baca Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti. Rasim Zeneli ishte një anëtar dhe aktivist aktiv i çështjes kombëtare, i cili vepronte përmes lëvizjes “Besëlidhja”.

Rasim Zenelaj ka lindur më 18.4.1948 në fshatin Sllatinë të Besianës, ish-Podujevë.

Me 1972, Rasimi emigron në Gjermani, sepse vëzhgohej për veprimet e tij nga organet e sigurimit të shtetit jugosllavë. Rasimi ishte viktima e parë e terrorit serb në Perëndim, i cili plagoset rëndë nga UDB-ja Jugosllave, në Frankfurt të Gjermanisë, më 14 prill 1981, në moshën kur edhe 4 ditë do të bëhej 33 vjeç. Rasimi i kishte pesë vëllazër, vetë ishte më i riu.

Rasimi me ato mundësi që ka patur, me mjetet materiale ka ndihmuar “Besëlidhjen“. Në protestat, demonstrimet antijugosllave, të organizuara nga “Besëlidhja”, Rasimi ishte në rreshtin e parë, me një përgatitje solide politike dhe vendosmëri të pashoqe luftarake. 36 vjet më parë, më 14 prill 1981, ndaj tij u organizua një atentat nga sigurimi sekret jugosllav UDB. Për vrasjen e Rasimit ishte përgatitur një 25-vjeçare serbe, e cila shkarkoi plumba në shtyllën kurrizore të tij, duke e plagosur rëndë, për ta lënë përjetësisht në karrigen invalidore.

Spekulime të shumta dhe të qëllimta kamufluese, ka pasur rreth kësaj tentim-vrasjeje. Ka pasur përçapje që rasti të cilësohet si privat dhe prishje pazari në aventura dashurie. Përveç propagandës serbe, me spekulime të pista janë marrë edhe disa kuadro të LPK-së enveriste, tashmë me dyshimin e bazuar si spiunë të UDB-së. Por, Gjykata Gjermane, këtë krim e ka cilësuar për motive politike. Hezitimi i atentatorës për të mos folur, ka hasur në vendosmërinë e ekipit hetues gjerman. Dhe, vajza serbe ka pranuar se “atentatin e ka bërë me porosi të UDB-së jugosllave”. Atentatorja është dënuar me 7 (shtatë) vjet burg.

Në vijim të kësaj ekspozeje, po japim fjalën origjinale të Rasim

Zenelit, të mbajtur në Kongresin e -II-të të Patisë “Besëlidhja

Kombëtare Demokratike Shqiptare” që qe mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë, më 14 -15. IV. 1979, Emin Fazlija, Alias Emil Kastrioti, Kryetar, Vehbi Ibrahimi ishte nënkryetar i Komitetit Qendror.

Gjithashtu, sjellim për lexuesit edhe shkrimin e revistës prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, të botuar më 3.5.1982, me të dhënat nga kriminalistika gjermane, përkatësisht nga dosja në gjykim për rastin e Rasim Zenelit:

DER SPIEGEL 18/1982

03.05.1982

SHЁRBIMET SEKRETE

Nё rast tё thirrjes telefonike vrasje

Para njё Gjykate Porotё tё Frankfurtit bisedohet, se si shёrbimi sekret jugosllav i eliminon nё Republikёn Federale emigrantёt jo tё pёrshtatshёm.

Kur mekaniku Rasim Zenelaj, 34, jugosllav i emigruar, me prejardhje shqiptare dhe bashkёpaditёs nё njё proces vrasjeje, dёshiron qё tё arrijё vendin e tij nё sallёn e gjyqit, i nevojitet ndihmё. Paraplegjik nё njё karrigё me rrota duhet tё bartet shkallëve lart. Nё mesin e katёr tё akuzuarve e pёrcjell njё zonjё e re kёtё paraqitje, dukshёm duke u pёrpjekur qё mos tё tregojё emocione, serbja Zorica Aleksic, 25, e cila para fundvitit e ka shtrirё pёr toke mekanikun me pesё plumba tё njё pistolete “Ceska”. “Unё kam qenё vetёm njё vegël”, deklaron ajo pёr gjakderdhjen,“nё parim qёndrojnё nё prapavijё njerëz tёrësisht tё tjerё”.

Kush ёshtё me tё vёrtetë pёrgjegjёs pёr tё shtёnat ndaj Zenelajt, dёshiron ta dokumentojё Prokuroria Shtetërore me njё zinxhir tё deklaratave tё dëshmitarëve. Nё procesin e Gjykatёs Porotё, i cili fillon pёrsёri tё premtёn tё kёsaj jave (Seanca e parё kryesore ёshtё dashur tё ndёrpritet pёr shkak tё sёmundjes sё njё gjykatёsi), shpesh do tё jetë fjala pёr shёrbimin sekret jugosllav “Sluzba Drzavne Bezbednosti” (SDB) dhe bashkëpunëtorёt e Konsullatёs Gjenerale nё Frankfurt, pёrsёri bie njё rreze dritё mbi luftёn nëntokësore ndёrmjet jugosllavёve tё emigruar si dhe shёrbyesve sekretë.

kriminale e konsideron se mbёshtetёsit e vrasjes janё dy jugosllavë, tё cilёt kanё ditur t’i shmangen arrestimit zyrtar, qysh nё ditёn e veprёs, mё 14. maj 1981:

*Svjetozar Mirjacic, 42, i quajtur nga bashkёvendësit “Tozo”, i cili nё Zyrёn Shtetërore tё Hessenit ishte i regjistruar si sekretar i parё i Konsullatёs Gjenerale tё Frankfurtit dhe se atje kujdesej pёr çёshtjet doganore;

*Rade Surla, 55, njё ish-drejetor bankar nga Spliti, i cili nё Frankfurt e udhёhiqte njё firmё tё ndёrtimtarisё “Sideta Bau” dhe nga kroatёt e emigruar ka qenë i respektuar si “partizan i vjetёr”. Vetёm nga arratisja e Surlas (gjurma e fundit: njё llogari e hotelit mbi 363 Franka nё Shtrasburg), hetuesit mendojnё qё tё dijnё se atyre u ka ikur njё shёrbyes sekret-edhe pse nё Jugo-skenёn e Frankfurtit, ai, qysh moti ka qenё i pёrfolur. Pёr shembull 1980, kur kroati i migruar Nikola Milicevic ёshtё pёrgjakur deri nё vdekje me gjashtё tё shtёna nga vrasёs tё panjohur nё njё vendparkim tё Frankfurtit (SPIEGEL 4/1980).

Nё lokalin-kroat “Hajduk Split”, qarkullonte nga pranvera e 1981 thashethemja se do tё pasonin aksione tё reja.

Zёra anonimë nё telefon e kanё paralajmruar Zenelajn, bashkёpronarin e lokalit, i cili vepronte si arkatar i njё rrethi emigrantёsh shqipёtar, qё tё mos merrte pjesё nё demonstratat pёr shkak tё trazirave nё Kosovё. Zenelaj i nevrikosur: “Nёse ju dёshironi tё mё vrisni, atёherё bëjeni kёtё, por mos mё thirrni tёrё kohёn kёtu nё telefon dhe mos mё nevrikosni”.

Thirrjet telefonike, kёshtu mendon policija tё dijё tani, kanё ardhur nga zyrja e ndёrtimtarisё sё Rade Surlas. Atje nuk kishte mbetur e fshehur, se shefi shpeshherё kishte vizita nga vendlindja. Njё herё njё gjenaral nga Bosnja, herёn tjetёr njё kurir nga Kosova; secilёn herё janё kёshilluar prapa dyerve tё mbyllura.

Nganjёherё i ёshtё huazuar njё Volvo i Sideta Bau pёr “detyra tё veçanta” Konsullatёs Gjenerale tё Jugosllavisё. Nganjёherё ndёrmarrësi i ndёrtimtarisё ёshtё vozitur te njё shtёpi ogurzezё “shtёpi e gjelbёrt” nё afёrsi tё Rottschildallee, metrat e fundit deri te banesa konspirative, shkonte ai nё kёmbё. Sepse: “Sa mё pak qё di”, i shpjegonte ai shoferit tё tij, “aq mё mirё pёr ty”.

Nё konsullatё ёshtё pёshpёritur se pas luftës, Surla kishte luajtur njё rol tё rёndësishёm nё shёrbimin sekret jugosllav. Kish raporte tё besueshme policore se Surla nё vitin 1950 ёshtё grindur me shefin shtetror Tito, ai si idhёtar i Stalinit kishte qenё nё ishullin e tё denuarve “Goli Otok” (ishullin tullac) dhe e ka humbur gradёn e oficierit.

Tё tjerёt dinin tё tregonin, se si Surla pas një pune 30- vjeçare atje e kishte marrur njё shqelm, “sepse ai nuk kishte dashur tё nёnshkruajë, se dikush kishte pёrvetësuar tё holla”. Si drejtor i Investbankёs nё Split, Surla nё bazё tё hulumtimeve tё policisё kriminale ishte shkarkuar nё vitin 1971, sepse nёn patronazhin e tij kishin rrjedhur “para nё tё zeza te ministrat”. Se a ёshtё pёrfshirё Surla si migrant pёrsёri me shёrbimin sekret, pёr tё vepruar nё rehabilitimin e tij nё vendlindje, ёshtё vetёm njё spekulim i hetuesve. Ёshtё evidente se Surla rregullisht ёshtё takuar me konfidentin “Tozo”, herё nё konsullatё, herё nё “shtёpinё e gjelbёrt”.

Ёshtё dukur tё ket qenё fjala pёr agjent tё fshehtё, pёr ryshfete dhe pasaporta tё falsifikuara, pёr pёrgjime telefonike dhe atentate. Nё rastin Zenelaj luante edhe njёfarë Iso Dautofski njё rol, i cili nё vitin 1980 ishte angazhuar nga Surla nё firmёn e ndёrtimtarisё - nga pikëpmja e policisë kriminale, si njёri nga disa agjentë tё SDB-së nё gjurmё tё Zenelajt.

Dautovski duhet tё ketë hulumtuar se funksionari shqiptar Zenelaj nuk kishte vetёm kontakt tё pёrhershёm me Kosovёn, por kishte “edhe njё dobёsi pёr femrat”. Njё punёtore nga Weiterstadti, serbja Zorica Aleksic, erdhi qartazi deri te debitimi i saj kriminel. Dautovski e njoftoi atё me Zenelajn dhe ia dorёzoi asaj, kёshtu nё bazё tё hetimeve, mё nё fund armёn e vrasjes sё bashku me municion.

Kur Zorica Aleksic nё fillim tё kryerjes sё marrëdhёnies seksuale mё nё fund goditi. Zenelaj e pёsoi njё plumb tё ndaluar cerebral. Kryesja e veprёs, e cila ditёn e veprёs ishte arrestuar nё aeroportin e Frankfurtit, i ka zbuluar mё vonё detajet e komplotit. Kur dёgjoi Surla se Dautovski nuk ia arriti qё tё arratiset, e la qё tё sjellet vetura e tij. Qё nga kjo ditё mungojnë nё Sideta Bau 300 000 Marka.

Nё ndёrkohё Surla ёshtё parё nё hotelin e Beogradit “Slavija”. Ai kёrkohet me fletarrest ndёrkombёtar. Por, Interpolt Beogradi nuk i pёrgjigjet.

Dy linke-shkrime orgjinale të këtij shkrimi në gjuhën gjermane edhe në PDF

http://www.spiegel.de/spiegel/print/d-14348406.htmlhttp://magazin.spiegel.de/EpubDelivery/spiegel/pdf/14348406

E sjellim edhe nga gjermanisht gazeta:

GEHEIMDIENSTEBei Anruf Mord

Vor einem Frankfurter Schwurgericht kommt zur Sprache, wie der jugoslawische Geheimdienst in der Bundesrepublik mißliebige Emigranten aus dem Weg schafft.

03.05.1982

Wenn der Schlosser Rasim Zenelaj, 34, Exiljugoslawe albanischer Abstammung und Nebenkläger in einem Frankfurter Mordprozeß, seinen Platz im Gerichtssaal erreichen will, braucht er Hilfe. Der Querschnittsgelähmte im Rollstuhl muß sich die Treppe hinauf tragen lassen.

Artikel als PDF

Bei Anruf Mord

Unter den vier Angeklagten verfolgt eine junge Frau den Auftritt, sichtlich bemüht, keine Regung zu zeigen: die Serbin Zorica Aleksic, 25, die den Schlosser vor Jahresfrist mit fünf Kugeln aus einer "Ceska"-Pistole niedergestreckt hat. "Ich bin nur ein Werkzeug gewesen", sagt sie über die Bluttat, "im Grunde stecken ganz andere Leute dahinter."

Wer für die Schüsse auf Zenelaj wirklich verantwortlich ist, will die Frankfurter Staatsanwaltschaft mit einer Kette von Zeugenaussagen dokumentieren. In dem Schwurgerichtsprozeß, der am Freitag dieser Woche aufs neue beginnt (die erste Hauptverhandlung mußte wegen der Erkrankung eines Richters abgebrochen werden), wird häufig vom jugoslawischen Geheimdienst "Sluzba Drzavne Bezbednosti" (SDB) und von Beamten des jugoslawischen Generalkonsulats in Frankfurt die Rede sein - wieder einmal fällt ein Streiflicht auf den Untergrundkrieg zwischen Exiljugoslawen und jugoslawischen Geheimdienstlern.

Für die Hintermänner des Mordanschlags hält die deutsche Kriminalpolizei zwei Jugoslawen, die sich dem amtlichen Zugriff noch am Tag der Tat, dem 14. Mai 1981, zu entziehen wußten:

* Svetozar Mirjacic, 42, von Landsleuten "Tozo" genannt, der bei der hessischen Staatskanzlei als erster Botschaftssekretär des Frankfurter Generalkonsulats registriert war und sich dort um Zollangelegenheiten kümmerte;

* Rade Surla, 55, ein ehemaliger Bankdirektor aus Split, der in Frankfurt die Baufirma "Sideta Bau" betrieb und unter Exilkroaten als "alter Partisanenkämpfer" respektiert war.

Erst seit Surlas Flucht (letzte Spur: eine Hotelrechnung über 363 Franc in Straßburg) glaubten die Ermittler zu wissen, daß ihnen da ein Geheimdienstmann entschlüpft ist - obwohl in der Jugo-Szene Frankfurts schon seit langem über ihn gemunkelt worden war. Zum Beispiel 1980, als der Exilkroate Nikola Milicevic unter sechs Schüssen unbekannter Killer auf einem Frankfurter Parkplatz verblutete (SPIEGEL 4/1980).

Daß neue Aktionen anstünden, kursierte dann im Frühjahr 1981 im Kroaten-Lokal "Hajduk Split" als Gerücht. Anonyme Stimmen am Telephon warnten den Lokal-Mitinhaber Zenelaj, der als Schatzmeister eines albanischen Emigrantenzirkels fungierte, an Demonstrationen aus Anlaß der Kosovo-Unruhen teilzunehmen. Zenelaj ärgerlich: "Wenn ihr mich erschießen wollt, dann macht es doch, aber ruft nicht ständig hier an und nervt mich nicht."

Die Anrufe, so meint die Polizei nun zu wissen, kamen aus dem Baubüro des Rade Surla. Dort war es nicht verborgen geblieben, daß der Chef des öfteren Besuche aus der Heimat empfing, mal einen General aus Bosnien, mal einen Kurier aus dem Kosovo; stets wurde hinter verschlossenen Türen konferiert.

Gelegentlich wurde ein "Volvo" der Sideta Bau für "Spezialaufgaben" an das jugoslawische Generalkonsulat ausgeliehen. Manchmal ließ der Bauunternehmer sich zu einem ominösen "grünen Haus" nahe der Rothschildallee fahren, die letzten Meter zu der konspirativen Wohnung ging er zu Fuß. Denn: "Je weniger du weißt", erläuterte er seinem Chauffeur, "um so besser für dich."

Im Konsulat wurde getuschelt, Surla habe nach Kriegsende einmal eine wichtige Rolle im jugoslawischen Sicherheitsdienst gespielt. Ehemalige Konfidenten berichteten der Polizei, Surla habe sich 1950 mit Staatschef Tito überworfen, sei als Stalin-Anhänger auf der Sträflingsinsel "Goli Otok" ("Kahle Insel") gewesen und habe den Offiziersrang verloren.

Andere wußten zu schildern, wie Surla "nach 30jähriger Arbeit drüben einen Tritt bekommen" habe, "nur weil er nicht unterschreiben wollte, daß jemand Geld unterschlagen hat": Als Direktor der Investitionsbank in Split war Surla 1971 nach Kripo-Recherchen geschaßt worden, weil unter seiner Ägide "schwarze Gelder an Minister" geflossen sein sollen. Ob Surla sich als Emigrant wieder mit dem Geheimdienst eingelassen hat, um zu Hause seine Rehabilitation zu betreiben, ist nur eine Spekulation der Fahnder. Fest steht, daß sich Surla regelmäßig mit Konfident "Tozo", mal im Konsulat, mal im "grünen Haus", getroffen hat.

Um V-Leute, um Schmiergelder und falsche Pässe soll es da gegangen sein, um Telephon-Beschattungen und um Mordanschläge. Im Falle Zenelaj spielte auch ein Iso Dautovski eine Rolle, der 1980 von Surla für die Baufirma Sideta eingestellt worden war - nach Kripo-Ansicht als einer von mehreren SDB-Agenten auf Zenelajs Spur.

Dautovski soll erkundet haben, daß der Albaner-Funktionär Zenelaj nicht nur ständig Kontakt zum Kosovo unterhielt, sondern auch "eine Schwäche für Frauen" hatte. Eine Arbeiterin aus Weiterstadt, die Serbin Zorica Aleksic, kam auf diese Weise offensichtlich zu ihrem kriminellen Debüt. Dautovski brachte sie mit Zenelaj zusammen und übergab ihr, so die Ermittlungen, schließlich die Tatwaffe samt Munition.

Als Zorica Aleksic zu Beginn eines Schäferstündchens schließlich schoß, erlitt Zenelaj einen Zerebralsteckschuß. Die Täterin, die noch am Tag der Tat am Frankfurter Flughafen verhaftet worden war, enthüllte später die Details des Komplotts. Als Surla erfuhr, daß Dautovski nicht mehr flüchten konnte, ließ er sein Auto vorfahren. Seither fehlen in der Sideta Bau rund 300 000 Mark.

Surla wurde inzwischen im Belgrader Hotel "Slavija" gesehen. Er wird mit internationalem Haftbefehl gesucht. Doch Interpol Belgrad antwortet nicht.

DER SPIEGEL 18/1982

Alle Rechte vorbehalten

Vervielfältigung nur mit Genehmigu

Pëer fund po cekim se nga veprimtarë, nga luftëtarë e nga shoqëria në përgjithësi, Rasim Zeneli, viktima e parë pas demonstratave të vitit 1981, ka mbetur tepër anash. Edhe ky aktivitetin e tij ia kushtoi Atdheut, madje ndër të parët.

Ai pati fatin të shpëtojë gjallë, por mbeti në karrocë përjetë nga plagosja prej Shërbimit Sekret jugosllav më 14 prill 1981. Ai ia kushtoi jetën e tij Adheut që po lëngonte nën sëndumin serb, për çka shoqëria, Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Koosvës dhe të gjitha organizatat tjera, do duhej ta kishin parasysh edhe aktivitetin e Rasim Zenelit.

Kjo familje ka dhën njerëz në çdo kohë që nga tragjedia e familjes së Demë Ahmetit më 1811 e deri sot, pa kursyer asnjëherë.

[1]Marrë ngaNakiprej Wed 25 May 2011, në internet, me titullin:Re: VellezritGervalla dhe Kadri Zeka,DËSHMOHET INVOLVIMI I SHËRBIMIT SEKRET JUGOSLLAV

[2] Jam përpjekurtëbijënëkontakt me z. RasimZeneli, tëpaktënedhe me telefonapo e-mail, porqe e pamundur.

Prandaj, jam i kënaqur me këtëartikulltëbotuartëNaki-t, sa për ta përfshirëkëtuRasimZenelin.

[3]Marrëngainterneti, shkruarngaXhaferLeci, nëlinqet si mëposhtë, tëcilin e falënderojmë:

http://www.spiegel.de/spiegel/print/d-14348406.htmlhttp://magazin.spiegel.de/EpubDelivery/spiegel/pdf/14348406

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat