Kafja me “shkas” me mikun Avni Spahiu

Kultura

Kafja me “shkas” me mikun Avni Spahiu

Nga: Jusuf Buxhovi Më: 15 maj 2021 Në ora: 12:08
Avni Spahiu dhe Jusuf Buxhovi

"Shkas" ishte libri "Maqedonia", që këto ditë u botua në anglisht nga botuesi amerikan "Jalifat Publishing" i Hostonit.

Avni Spahiu është përkthyes i këtij libri voluminoz për të cilin punoi me përkushtim të madh.

Avniu, po ashtu është bashkëpërkthyes edhe i "Kosovës" në tri vëllime si dhe romanit "Dosja B", për ç'gjë i jam mirënjohës dhe falemendërues meqë edhe në saje të punës së tij, vepra ime fitoi dimensionin ndërkombëtar, të njihet dhe të pranohet si litetaturë edhe në universitetet më të njohura amerikane dhe botërore.

Përndryshe, me mikun Avni Spahiu, na bashkojnë vitet e arta në "Rilindje" (unë korrespodent në Bon, ndërsa ai në SHBA); na bashkon edhe angazhimi në lëvizjen kombëtate të fundviteve të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta, dhe, na bashkon edhe përkushtimi ynë, por në "rrugë të veçanta" në procesin e shtetndërtimit të Kosovës - Avniu në diplimaci (ambasador i parë e Repulikës së Kosovës nl SHBA dhe më vonë në Repulikëne Turqisë), ndërsa mua përkushtimi në fushën e historiografisë dhe të letërsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat