Fragment nga romani '14 vjec dhënder në Nju Jork'

Kultura

Fragment nga romani '14 vjec dhënder në Nju Jork'

Nga: Skifter Kellici Më: 3 qershor 2021 Në ora: 21:18
Pamje nga kopertina e librit

>  Në shtëpinë e  Grigorit kishte vajtur për vizitë Vangjeli. Dhe  për arsyet që dihen. Ta pret mendja se  ishte veshur tepdil, me një zhakëtë të zezë, pantallona të hirta,  këmishë të bardhë, por pa kravtë, sepse ajo e bezdiste në qafën e tij të trashë.

>       Kishte do kohë që bisedonte me të dhe   gruan e tij,  Margën, që dukeshin të shushatur nga ato që kishte ligjëruar   dhe vazhdonte ende të ligjëronte fqnji i tyri  i vjetër.

>       -Kështu janë punët, Grigor....- po thoshte Vangjeli mbushur tërë  gaz.- Vajza jote të bëhet nusja jonë. Pa bëjmë  shpejt edhe martesën dhe bitiset kjo mesele.

>        Grigori, flokëverdhë dhe syzi, si e bija, Lena, që I kishte ngjarë,  edhepse i ulur në divan, dukej se ishte gjatosh.  Ndërkohë, ai  kundronte herë Vangjelin  dhe herë të shoqen, Margën, fytyrëhequr, por hirplote  dhe  me flokë pakëz të thinjur.

 

>       -Po ta thashë, Vangjel, - zuri të fliste  ai pastaj  me zë të flashkët,-  të falenderoj nga zemra që kërkon të lidhesh krushqi me  miq  të hershëm që na ke, por sikur nuk ngjit kjo martesë!..

>         -Ndryshe do të ishte sikur djali yt, Gjini, të ishte sa Lena, pra 20 vje$, dhe Lena, 14, se $upat rriten më shpejt se djemtë,- e gjeti me vend  të ndërhynte Marga  në këtë bisedë burrash.

>        -Po nuk ka gjë të keqe se ndodh e kundërta, moj  Margë?! - iu kthye Vangjeli. - Pastaj  keni për të parë se $'shtat do të hedhë  hedh Gjini ?!..I shëndoshë si div do të bëhet. Pa edhe mustaqet  shpejt do t'i dërsijne...

>         Marga dhe Grigori mbetën të topitur.

>         -E $'më rrini sikur t'ju jenë mbytur gjemitë dhe të  keni  humbur me plang e katandi!- u hodh Vangjeli.- Po do të thoni  ju, se nuk keni humbur pasuri, por jeni në borxh të madh  dhe nuk dini  se kur do ta shlyeni,  domethënë, e kam llafin për  borxhin qe me keni marrë, nuk ma keni kthyer gjene dhe nuk dihet se kur do të ma ktheni...Kështu është, apo jo?..

>        Burrë e grua përvodhën me vështrime përshqitazi njeri-tjetrin dhe bënë  “po”  me kokë.

>        -Të martojmë Gjinin me Lenën një herë, se pastaj borxhin ma shlyeni me vonë, - tha Vangjeli duke u hedhur të dyve një vështrim ëmbëlak.

>        -Falemderit shumë, Vangjel , - tha   Marga.-  por puna është se duhet ta pleqërojmë  këtë $eshtje  edhe me Lenën, se ajo do të martohet. Thua vallë ta pranojë Gjinin për burrë?..

>        - Edhe mua kështu ma thotë mendja,  duhet ta pyesim atë,- mori hov Grigori,- se ajo tashmë është vajzë e pjekur  dhe sa të mbarojë shkollën për  financë do të nisë të  punojë.

>       -Po zakonet mbeten zakone,- iu ktheu  atyre Vangjeli me rrëmbim.- Të pyeti babai yt, Margë,  se a e pëlqeje ose jo Grigorin? As edhe Tanën kur u martua me mua. Jo, sepse  kështu e donte zakoni. Kështu  trashëgohen ato edhe këtu në Amerikë. Edhe Lena, do të bëjë ashtu  si$ i  thoni ju.. Keni  për të parë se nuk do t'ua prishë qejfin. Do të kuvendojmë prapë, po që sonte  mund  ta quajmë të kryer këtë punë.

>          - Por, nëse behet kjo martesë,  sido t’ia  bëjmë edhe për bekimin në kishë, se këtu në Nju Jork nuk është ngritur ndonjë e tillë kishë shqiptare  si në Boston, - tha Grigori.

>       Përdorte kështu edhe këtë  arsyetim  se si të pengonte që kjo martesë të mos bëhej, ose të shtyhej sa më shumë.

>       -Bëjmë dasmën së pari ,- tha Vangjeli, , që e kishte menduar këtë kle$kë. – Pastaj bekimin në një kishën ortdokse greke këtu në  Nju Jork.

>        - Kishë greke, the?!- rudhi ballin Grigori.- Kurrën e kurrës!-Ti e di se andartët grekë më kanë vrarë xhaxhain, që vite më parë kishte vajtur në fshatra të   Gjirokastrës,  për të hapur shkolla shqipe.

>        - E bëjmë atëherë  një ditë në  Kishën Shën  Gjergjit në Boston, një vrap pele nga Nju Jorku dhe e kryejmë edhe këtë punë.

>        Me të thënë këto fjalë,  Vangjeli u ngrit përshëndeti Margën dhe pastaj edhe  Grigorin  që i  mpirë  e përcolli   deri te dera e shtëpisë.

>       -Edepsëzi, - turfulloi Grigori kur u kthye në dhomë.- Si tha tani në fund? “Se do të kuvendonim prapë, por që  sonte mund ta quante  të kryer  këtë punë”. Na i ka vënë dy këmbët në një këpucë me atë borxhin që na e përmendi larg e larg.

>        -Eh , sikur të na binte ndonjë llotari këtu në Amerikë! - bërbëliti Marga.

>        -Do ta t'ia shlyenim  borxhin e t'i qëronim një here  e mirë hesapet me këtë fqinj që e dinim të vyer, i cili na dashka   vajzën  për nuse, -tha Grigori duke përpëlitur sytë.

>        - Endrra me sy hapur, thuaj më mirë,- shtoi Marga.

>         -Vangjeli  kërkon qe me një të shtënë të vrasë dy zogj, -zuri të shjegonte Grigori .-Marton djalin me Lenën tonë dhe përlan edhe rrogën e saj. Kështu, rehat -rehat, i shkon kungulli mbi ujë, se, doemos, nuk do të punojë më dhe do të mbahet me paratë që nxjerr   me gjak Tana e gjorë  në restorant, si dhe paratë  e  Lenës.

>       -A ta pret mendja  përse nuk erdhi edhe ajo tok me Vangjelin?- e pyti  Marga.

>       -T'i ketë ardhur rëndë?

>        -Doemos, se eshte  grua me namuz. Si mund të pranojë që djali i saj buzëqumësht , të martohet  me $upën tonë zonjë?!

>       Grigori rënkoi  dhe tundi kryet.

>        -Po si do të bëjmë?- tha pastaj me një fije zëri .- Nëse nuk pranojmë, Vangjeli, që turpi do ta mbulonte,  mund të na kanoset me borxhin. Dokumentet i ka me firmat tona, dhe me noter i bën të vlefshme edhe këtu në Amerikë!....

>         -Dhe këtu ka ligje te forta., -mërmëriti  Marga.- Nuk është si në Shqipëri.

>         -Më thoshte një ditë një amerikan  në fabrikën ku punojmë,-  zuri të rrëfente Grigori,- se kështu i ka ndodhur vitë të shkuara një miku të tij. I kërkoi borxh bosit që të meremetonte  shtëpinë, por nuk arriti dy herë t'ia kthente atë  në afatin që kishin caktuar me dokumente. Atëherë bosi mizor  me gjyq ia gllabëroi  atë  dhe, të mos ishte vëllai që i liroi një dhomë në shtëpinë e vet, aha, ai amerikani do të mbetej katër rrugëve, me grua dhe një kërthi.

>         -Për fat të mirë ne banojmë në këtë shtëpi me qera, kur atje në   fshatin tonë në Shqipëri  nuk kemi  ve$se një shtëpi  gjysmë të rrënuar...

>        - Dhe ja,  Vangjeli po na e bën  të zezën, - hungëroi Grigori.- Po na  rrëmben vajzën...

>       Marga heshti një $ast dhe pastaj i tha:

>        -Nuk është i prapë,  Grigor. I bën të tëra këto për ato që thamë pak më parë. Që ne ta martojmë  Lenën me djalin e tyre $ilimi  dhe  vetë te bëjë tërë ditën e ditës sehir. Po si do t'ia themi asaj këtë gjëmë?....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat