A po mbyllen kullat dhe odat shqiptare?!

Kultura

A po mbyllen kullat dhe odat shqiptare?!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 14 qershor 2021 Në ora: 20:40
Ismail Muqiqi

Odat e Burrave dhe Kullat prej guri kaher ishin simbolikë kombëtare dhe mundë të themi lirisht se ishin Institucione morale. Me shekuj Shqiptarët i kultivuan dhe i mbrojtën me krenari Odat dhe me nostalgji në ballë ndërtuan ogjaket të cilat tymi i tyre i dha jetë dhe gjallëri familjes, lagjes dhe fshatit ku jetuan Shqiptarët. Në këto kullat Shqiptare të cilat qëndruan si mburojë fortifikata të familjeve  ishte gëzim dhe krenari për gjeneratat e shkuara që të ulen pran burrave, dhe miqve e me kureshtje ti degjojn rrëfimet e tyre të cilët ishin përplot domethënie  per jetën dhe shoqërinë.

Kuvendimet e tyre dhe rrjedhat e historisë i debatonin pran ogjakeve te cilat pasqyronin krenari dhe historinë ndër shekuj të popullit tanë. Në to u kultivua tradita dhe kultura familjare, u fol për familjen rrugën të zhvillimit të saj, për edukatën dhe respektin ndaj të moshuarve, për të kaluarën dhe historinë e Shqiptareve, si dhe u zgjedhën shumë mosmarrëveshje ndërmjet njerëzve deri tek pajtimi i  gjaqeve. Odat dhe kullat tona ishin ther në sy për anemiket tan. Gjithmonë Odën Shqiptare ishin shkollë, enët arsimorë apo kolegj ku edukohej dhe inspirohej gjenerata e re për ta dashur atdheun. Mjerisht në shekullin në të cilin po jetojmë ka ndodhur fenomene të pa imagjinuar në jetën dhe traditën tonë të lavdishme.

Kullat e gurit dhe Odat e Burrave tani më kanë mbetur vetëm ëndërr e se kaluarës. Shumica prej kullave u rrënuan gjatë luftës së fundit pa mëshirshëm nga forcat serbe. Odat e Burrave kanë mbetur të mbyllura për shkak të ndërrimit të gjeneratave dhe shkëputjes tradicionale të zakoneve tona të cilat kanë qenë për lakmi nga të gjithë ata që e njohin historinë e Shqiptareve. Ende janë të freskëta kujtimet kur në Odat e Burrave për çdo mbrëmje tuboheshin të gjithë anëtarët e familjes, ku shtrohej sofra e bukës Shqiptare dhe kur mysafirët priteshin me gëzimin më të madh nga i zoti i shtëpisë.

Aty flitej për Shkollën Shqipe, për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave, për sjelljen dhe moralin e njerëzve aty ndërtohej kulti shoqëror i familjes i personalitetit të njeriut dhe nga aty trajnoheshin njerëzit e dijes të cilët i ndihmuan dhe i vazhduan proceseve politike dhe kombëtare për të ardhmen e vendit. Sot mjerisht janë të rralla Odat në të cilat tubohen gjeneratat për të biseduar për problemet e jetës, për gjendjen në shoqëri dhe për ardhmërinë. Teknologjia informative në krye me [Iphone] ka depërtuar në të gjitha familjet Shqiptare të cilat i madh dhe i vogël janë shndërruar në rob të kësaj teknologjie. Burrat e moshuar të cilët ende jetojnë e të cilët dikur qëndronin pranë ogjakut të kullës apo Odës sot ulën në labirintet e kuzhinave apo salloneve të margjinjalizuar skajshmërish. Në shumicën e familjeve tona më nuk dihet apo nuk ka zot shtëpie. Po thuajse të gjithë mbajnë qese në vete të gjithë veprojnë dhe jetojnë apo sillen në mënyrë autonome pa pasur ndonjë detyrë apo obligim nga kryefamiljari apo zoti i shtëpisë. Për shkak të kësaj patologjie informative një pjesë e njerëzve po thuajse kanë ndryshuar tërësisht në sjellje dhe qëndrimin jo normal. Këto procese të cilat kanë depërtuar thellë në jetën e familjeve tona vështirë të ndalen dhe  pasojat e tyre do të shifen më vonë.

Kjo nuk donë koment nëse njeriu i shikon nxënësit në vend të çantës me libra dhe fletore të cilat nuk shifen askund të bjen në sy telefoni, pirja e duhanit, alkoholit, e besa po përdoret droga dhe narkotikët. Mësuesi është vetëm një figurë i hendikepuar i cili me ligjet dhe normat tona të aplikuara nëpër shkolla nuk guxon të përdor masën fizike ndaj nxënësit, e as drejtori i shkollës të marr ndonjë masë për ta përmirësuar sjelljen e nxënësve nëpër shkollat. Të gjitha këto kulminojnë me suksesin e dobët në Arsim e këtë më së miri e ka vërtetuar testi PISA. Prandaj në fund po theksojmë se Kullat dhe Odat ishin shkolla dhe institucione të njëmendta në të cilat u ruajt dhe u kultivua tradita dhe historia kombëtare e Shqiptareve. Dasht Zoti te nda ndihmojë që shoqëria të vedisohet për ti parandaluar rrjedhat negative ne shoqëri.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat