Po ju përsëritët historia, o njerëz...

Kultura

Po ju përsëritët historia, o njerëz...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 15 qershor 2021 Në ora: 07:30
Ilustrim

Historia është, një shërbëtore e kohës 

Koha është gjithashtu, një shërbëtore e historisë 

Vazhdimisht në analet njerëzore 

përsëritet historia, po ju përsëritet koha: 

Koha e lirisë                                       

Koha e Arbërisë 

Koha e robërisë 

Koha e jo njerëzisë 

Koha e gjithënjerëzisë 

Koha e Shqiptarisë 

Po  ju përsëritet historia... 

po të përsëritët prapë koha... 

Gjërat po ecin e  nuk po ndryshojnë fare 

Njeriu përsëri mbetët, njeri 

Njeriu mbetët jo njeri 

Ndonëse, ju or njerëzit tanë,
gjithmonë nën këmbë të huaj... 

Ju erdhi: Greku-shejtani
Erdhi: Romaku-dushmani 

Të erdhi Turku-pis mileti 

Ju erdhi shkau- hyqmeti e naleti 

Të erdhi e ç'të erdhi, djalli mallkuar 

por përsëri s'munden kursesi të t'përzuan 

edhe pse të robëruan,okupuan,  

dhunuan, të pushtuan e t’poshtruan... 

Nga rrënja trungu Ilir 

Përsëri e përsëri s’mund të t’larguan e likuiduan 

Koha prapë po të përsëritet... 

Koha po kalon nëpër stinët e vitit: 

Në Pranverë, verë, vjeshtë e dimër 

Shpresat tuaja gjithmonë po rritën 

Ti o njeri, përsëri në skëterrë-errësirë, 

i robëruar  e në ferr 

Historianët janë shërbëtorë të kohës 

Koha është shërbëtore e tyre 

Gjuhëtarët janë shërbyes të gjuhës 

Gjuha është shërbëtorë e tyre 

Politikanët janë shërbëtore të Politikës 

Politika është shërbëtore e tyre 

Politika, interesi s’njeh kufi 

Kufiri s'njeh interes politik 

Mbrojtja e kufirit është dinjitet 

Dinjiteti është mbrojtje Kombëtare 

Dinjitet është për mbrojtje njerëzore
dhe rezistencë e luftë gjithëkombëtare 

Ndërsa ne të ndarë:  

Në historianë 

Në gjuhëtarë e në politikanë 

Në shërbëtorë të fortë e të dobët 

Në dushmanë, në pis milet, në nalet e në hyqmet. 

Në të gjitha kohërat e para,dhe të pa para 

Të kaluara,dhe të pa kaluara 

Po të përsëritet historia, koha: 

Koha e robërisë 

Koha e Lirisë 

Koha e gjithënjerëzisë 

Koha e vetëmbrojtjes, rezistencës,
Koha e SHQIPTARISË 

Historia po të përsëritet gjithmonë 

Gjërat po ecën, dhe po evoluojnë...
Prandaj, neve assesi nuk po na ndryshojnë, 

Ndonëse për ju, o njerëz meritor dhe të  mirë:
duam që t’u zgjojnë!... 

 

Vjershë-datë 11.02.1997.Viernheim-Gjermoni, mërgim 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat