Sot shënohet "Festa e Muzikës"

Kultura

Sot shënohet "Festa e Muzikës"

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 06:21
Ilustrim

Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës me rastin e javës së muzikës Atmospheres dhe "Festës së Muzikës" organizojnë koncert me korin e fëmijëve Siparantum nga Peja.

"Fête de la Musique" festohet në të mbarë botën që nga viti 1981, dhe është një ngjarje e madhe, e hapur për muzikantë amatorë dhe profesionistë, të të gjitha niveleve.
 
Fête de la Musique festohet në Kosovë që nga fillimi i viteve 2000 dhe është shëndërruar në një ngjarje e pritur dhe e çmuar nga publiku kosovar.

Gjithashtu sot në Shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, për nder të “Fête de la Musique” organizohet një koncert i përgaditur nga nxënësit e kësaj shkolle.

Me këtë rast, Ambasadorja e Francës, Zonja Marie-Christine Butel, do t’i dhurojë shkollës së muzikës “Prenka Jakova” disa instrumente muzikore si kitara klasike profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat