Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” vepër emblematike e letërsisë shqipe

Kultura

Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” vepër emblematike e letërsisë shqipe

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Në Shkodër, në bibliotekën "Marlin Barleti" u bë promovimi i veprave "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi" dhe "Kosova - histori e shkurtër. Rreth romanit "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi" folën Gjovalin Çuni dhe Zija Vukaj". Referuesit në fjalët e tyre kishin si emërues të përbashkët vlerësimin se ky roman është ndër më të rëndësishmit e letërsisë shqipe. Për Zija Vukajn romani "Shënime te Gjon Nikollë

Kazazit" si i tillë është emblematik, meqë ia del që errësirën historike ta kthejë në një dramë ekzistenciale të veçantë në letrat tona. Në këtë aspekt Vukaj theksoi se autori ia ka dalë që disa koncepte filozofike t'i implementojë në diskursin letrar duke i dhënë veprës një dimension të historisë shpirtërore ndër më të thellat, ku edhe fenomeni i laramanisë, nuk paraqet siç thuhet përpjekjen për mbijetim një si pakt me zotat dhe pushtuesit, por paraqet filozofinë e kozmogonisë të ruajtur te shqiptarët si një fuqi civilizuese nga dijet e vjetra.

Autori Buxhovi duke folë për "Kosovën - histori e shkurtër" tha se kjo vepër është sintezë e tetë vëllimeve, por edhe me disa pasazhe të rishkruara. Autori foli në mënyrë kritike për mungesën e vullnetit që historiografia institucionale të lirohet nga diskursi ideologjik dhe ai i kthetrave të historiografisë së Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat