Kosova dhe Skënderbeu, një simbiozë historie e lavdishme

Kultura

Kosova dhe Skënderbeu, një simbiozë historie e lavdishme

Nga: Jak Rrozhani Më: 30 qershor 2021 Në ora: 08:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ishte zgjedhur në mënyrë simbolike Memoriali i Vendvarrimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në qytetin historik të Lezhës, nga historiani, shkrimtari dhe publicisti i njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi, për të prezantuar veprën “Kosova – histori e shkurtër”, me krijues lezhjanë, si vëllezër ë një gjaku e të një trungu amë.

Pasi, siç u shpreh ai i mallëngjyer, ndjehem i lumtur dhe krenar që ndodhem këtu, në qytetin historik të Lezhës dhe para figurës madhore të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, këtij burri shteti e prijësi legjendar i luftërave çlirimtare të popullit tonë për lirim pavarësi, bashkim e çlirim kombëtar nga pushtuesit turq, që bashkoi princat shqiptar në Kuvendin e Lezhës, me Besëlidhjen e madhe të 2 marsit 1444, duke formuar të parin shtet të pavarur shqiptar, një simbiozë e bukur e shtetformimit, vlerë, identitet kombëtar, atdhetari dhe frymëzim, të një historie të përbashkët lavdie e qëndrese e luftërave çlirimtare kundër pushtuesve të shumtë dhe fitoreve historike me përpjekje e sakrifica të panumërta dhe si vëllezër të një gjaku. Në këtë kuptim “Kosova – histori e shkurtër”, me autor Jusuf Buxhovi, krahas pamjes së saj si tërësi e botës shqiptare , nga antikiteti e këndej dhe qendër e saj madje, paraqet edhe biografinë historike të shtetit të Kosovës, mbërthen këtë rrugëtim shumëshekullor historik, fillimisht si Dardani. Në kuadër të botës ilire-pellazge, për të ardhur deri tek emërtimi etnik Kosova e deri tek shteti i ri i Kosovës.

Në këtë zhvillim historik, bota e Arbnit, hyri si edhe të tjerat, por me luftërat e Skënderbeut : 1444-1468, shteti i Arbnit ishte i vetmi ndër të krishterët e Europës, që për një çerek shekulli në luftë kundër osmanëve , u rikthye në skenën historike, dolën si shqiptarë me shtetin e tyre të pavarur më 28 nëntor 1912, ndonëse të përgjysmuar nga copëtimet, si Kosova etj.

Për t’u rikthyer në skenën politike Kosova si shtet i pavarur , më 17 shkurt 2008, të përshkruara mjeshtërisht dhe profesionalisht nga historiani, shkrimtari, publicisti dhe studiuesi i mirënjohur kosovar, Jusuf Buxhovi, bazuar tek literatura e pasur dhe burime dokumentesh historike, tek studimi i tij i arritur “Kosova – histori e shkurtër” (2021), e ndarë në 10 pjesë, që nga Antikiteti, Mesjeta e deri të Pavarësia e Kosovës. (Gazeta “Drita”, Tiranë, 28 qershor 2021).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat