Me një zë t'jetë shqiptaria

Kultura

Me një zë t'jetë shqiptaria

Nga: Sami Arifi Më: 30 qershor 2021 Në ora: 17:10
Sami Arifi

Me një zë t’jetë shqiptaria!

Punët do’i kryejmë me tërë aftësitë,
me fuqi si djemtë e rinj!

Me një zë t’jetë shqiptaria,
n’dialog t’mundet Serbia!
Mos lakmoni në kolltuk,
punët gjerë m’tani i bëtë futë!

Zi e bardhë,
bardhë e zi!
Po s’u bënë shqiptarët një fjalë,
lehtë t’huajt kanë për t’i marr!

Ndryshe neve na merr lumi,
tuj lehë qentë na zënë gjumi!
Jemi t’fortë bëjmë histori,
populli ynë kur bëhet një!

Do i kryejmë punët me tërë aftësitë,
me fuqi si djemtë e rinj!

Kur punojmë si për shtëpi,
atdheu patjetër bëhet një!
Si bisedohet n’shtëpi me mikun,
t’i qajmë hallet me Amerikën!
T’kemi forcë edhe nder,
t’kemi ushtri t’fortë përherë!
Armikun t’largojmë nga kjo derë,
se ndryshe na mbulonë zia,
Kthehemi prap te tirania”!...

Shpirti i madh është i shqiptarit,
për çlirim t’vendit i atdhetarit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat