Me pushkë n’dorë zjarr e çelik!...

Kultura

Me pushkë n’dorë zjarr e çelik!...

Nga: Sami ARIFI Më: 8 korrik 2021 Në ora: 07:15
Sami Arifi

Nga dheu gjëma po na thërret,

që i treti bijtë e vetë!

Mos mallkono më kot robërinë,

rrokni armtë sillni lirinë!

 

Edhe etërit t’përbuzur n’robri,

kurrë s’u çmall me bitë e tij!

Armiqtë ju humbën etërve shenjërinë,

babë e bir n’vizitë s’mund t’iu vijnë!

 

Armiqtë etërit i mbajtën peng,

n’tokën e tyre s’iu lanë askund vend!...

Nga Perëndia erdhi bekimi,

atdhetarëve t’iu dëgjohet betimi!

 

Me pushkë n’dorë zjarr e çelik,

ata mposhtën çdo armik!...

 

Perëndia i bekoi,

me etërit n’përjetësi ca i bashkoi!

 

Luftëtarët e lirisë,

i dhanë dritë gjithë shqiptarisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat