​“Pa vend” merr një çmim në Kana

Kultura

​“Pa vend” merr një çmim në Kana

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:48
Filmi “Pa Vend”

Edhe pse nuk u bë publike gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve, juria ndërkombëtare e Cinéfondation dhe e filmave të shkurtër e ka përzgjedhur filmin “Pa Vend” si kandidat i Festivalit të Kanës për Çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga producenti i këtij filmi Eroll Bilibani, jurija e përbërë nga Sameh Alaa (Egjipt), Kaouter Ben Hania (Tunisi), Carlos Muguiro (Spain), Tuva Novotny (Suedi), Nicolas Pariser (Francë) dhe Alice Ëinocour (director/ëriter, Francë) e kanë përzgjedhur filmin ‘Pa Vend’ si filmi më i mirë evropian në konkurrencën zyrtare e që do jetë kandidatë i Festivalit të Kanës për Çmimin e Akademisë Europiane të Filmit.

‘PA VEND’ tani është kandidat për nominim në kategorinë 'Film i Shkurtër Evropian' në European Film Aëards 2021.

Programi i Filmit të Shkurtër EFA është organizuar nga Akademia Europiane e Filmit dhe EFA Productions në bashkëpunim me një seri festivalesh filmi në të gjithë Evropën. Në secilin prej këtyre festivaleve, një juri e pavarur paraqet një nga filmat evropianë me metrazh të shkurtër në konkurrencë me një kandidaturë në kategorinë e filmit të shkurtër të Çmimeve Evropiane të Filmit.

Ky është kandidati i 17-të i filmit të shkurtër për vitin 2021. Kur të përfundojë cikli vjetor, festivalet pjesëmarrëse do të nominojnë pesë filma të shkurtër nga kjo listë. Më pas, 4,000 Anëtarët e EFA - profesionistë të filmit nga e gjithë Evropa - do të votojnë për fituesin e përgjithshëm që do të paraqitet në Ceremoninë e 34-të të Çmimeve Evropiane të Filmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat