Anita Hoxha, poetja që duhet lexuar!

Kultura

Anita Hoxha, poetja që duhet lexuar!

Nga: Faton Mehmeti Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:14
Anita Hoxha

Kur flasim për poezinë, letërsinë në përgjithësi, s’mund mos të përmendim një poete, Anita Hoxha. Anita Hoxha është poete dhe autore këngësh e njohur. Deri tani ka të botuar katër vepra; Zgjimi i një ëndërre”, “Të flesh me yjet në agim”, “Të dëgjosh zërin e lotit” dhe së fundi “Kur dielli shkruan emrin tim mbi borë”.

Pavarësisht vështirësive të mëdha, Anita ai ka arritur që edhe si nënë e vetme e dy fëmijëve t’ia dali në sfidat e jetës, pa lënë anash edhe dashurinë  e madhe për poezinë, artin e shkruar në përgjithësi. Anita tregon se  moment i pa harruar ajo ditë Marsi kur emri im dhe poezia " For your mother " u bënë pjesë e Antalogjise poetike "INTERNATIONAL Golden Pen" publikuar në anglisht në SHBA. 19 Maj do të ndizej nga titulli i forte " Poezia e pesë kontinenteve e Anita Hoxhes ".

Në poezitë e saj lirike, personazhi i saj është njeriu I përditshëm me hallet, sfidat, vështirësitë e saj, pa harruar asnjëherë botën e pasur shpirtërore e cila për Anitën është embrioni i  të gjitha poezive të saj. Autorja, me poezinë e saj shpalos botën edhe të saj shpirtërore, por duke e shtrirë atë përtej egos së saj, me njeriun e zakonshëm të saj.

Image

Tek vargu I saj vërehet kujdesi I shtuar edhe tek rima, duke iu përmbajtur rregullave të rimës së hapur, e cila vende vende edhe del jashtë suazave të saj, krejt kjo për të shpjeguar edhe shpërthimin e autores. Me pak fjalë, Anita Hoxha është poete nga Shqipëria, e cila ia vlen të lexohet, për vlerat që mbart, por edhe botën e pasur shpirtërore që e shfaq pothuajse në çdo varg të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat