Rikthehet festa e lakrorit në Korçë

Kultura

Rikthehet festa e lakrorit në Korçë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Pas një viti ndërprerje prej pandemisë në Korçë rikthehet Festa e Lakrorit. Aktiviteti u organizua në fshatin Polenë. Amvisat na tregojnë sekretet e lakrorit me dy petë në sac që ska turisit që ka vizituar Korcën të mos e këtë provuar të paktën njëherë këtë gatim tradicional.

“Kemi përgatitur 100 lakrorë. Lakrori me dy petë përgatitet për 20 minuta. Hapim dy petët hedhim gjellën në mes dhe e fusim në saç më pas i hedhim pak ujë dhe e lyejmë me gjalpë. E veçanta është se nuk përdorim shumë yndyrë. Vjet na mungoi shumë dhe e bëjmë me dëshirë këtë festë. E kam trashëguar nga mamaja dhe ja kam mësuar dhe vajzave,” thotë një amvisë.

Banorë dhe turistë kanë shijuar lakrorin dhe janë argëtuar.

“Festa shumë mirë lakrorin e kemi traditë prej pleqve tanë. Bëni lakror dhe prej misri dikur.”

“Gëzohet i gjithë fshati dhe qyteti. Lakrori është i shijshëm i traditës dhe njerëzit e preferojnë.” “Gjithnjë e kemi kaluar mirë festën e lakrorit.”

Ky është viti i 13 që në Korçë organizohet festa e lakrorit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat